Netaniahu Ofendon & Sulmon Ministren Gjermane

/

Dy foto shkaktuan një episod të paimagjinueshëm mes kryeministrit izraelit Netaniahu dhe ministres gjermane Burbock.

Kryeministri izraelit dhe ministri i jashtëm gjerman shkëmbejnë fjalë të rënda mbi gjakderdhjen në Gaza.

Një incident i rëndë diplomatik ka ndodhur gjatë takimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netaniahu me Ministren e Jashtme gjermane Analena Burbock gjatë vizitës së saj në Izrael.

Gjithçka filloi kur ministrja e Jashtme gjermane i vuri në dukje kryeministrit izraelit se në Gaza ka uri, apo se njerëzit po vdesin nga uria.

Më pas, siç raportojnë Media europiane në Berlin, Netaniahu i tregoi dy foto ministres gjermane për t’i vërtetuar se nuk është e vërtetë se palestinezë në Gaza, vdesin nga uria.

Njëri tregonte tregjet plot me ushqime dhe e dyta tregonte palestinezët, që supozohej se laheshin në plazhet e Gazës dhe që po vdisnin nga uria.

Ministrja e Jashtme gjermane i tha Netaniahut, pasi ai i tregoi fotografitë se, ajo nuk mendonte se fotot e tij ishin të vërteta dhe se mjekët gjermanë në Gaza, transmetonin prova se vërtet në Gaza ka zi buke, zi urie.

Netanyahu menjëherë pas këtyre fjalëve u tërbua dhe filloi t’i bërtiste me zë të lartë ministres Burbock duke i thënë asaj: “Mos ma ngri zërin mua! Ne nuk jemi nazistë që të lejojmë njerëzit të vdesin nga uria”.

Duhet theksuar se në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme gjermane, raportimet silësohen si të gabuara, apo jo të sakta, por jo të rreme.

Previous Story

Poloni: Arrestohet Polaku që Planifikoi të Vriste Zelenskin në Bashkëpunim me Shërbimet Sekrete Ruse

Next Story

Drita Vezulluese në Qiellin e Veriut - Fenomen i Rrallë!

Latest from Info