BE i Bën Presion Greqisë & Spanjës që të Transferojnë Sistemet e Mbrojtjes Ajrore Patriot & S-300 në Ukrainë

/

Mitsotakis dhe Sánchez argumentuan se nevojat e tyre nuk ishin aq të mëdha sa ato të Ukrainës dhe se ata nuk përballen me asnjë kërcënim të afërt. Të dy “masha” të konstilacionit globalisto-majtisto-diabolik.

Kur Europa i kërkon Greqisë dhe Spanjës ta ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën, atëherë mund të imagjinohet se në çfarë situate është futur BE-ja me çështjen e Ukrainës.

Vazhdon kthimi dhe shndërrimi i BE-së në një bllok të paaftë për të gjetur një zgjidhje gjithëpërfshirëse për situatën e rëndë në Ukrainë, e cila pritet të kërkojë më shumë ndihmë nga ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së.

Kievi këtë muaj u bëri një thirrje urgjente aleatëve perëndimorë për shtatë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, të tilla si Patriot i prodhuar nga SHBA ose S-300 i zhvilluar nga rusët, ndërsa Rusia po rrit një fushatë ajrore dhe raketore kundër qyteteve dhe infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Greqia dhe Spanja në veçanti përballen me presion të madh nga aleatët e tyre në BE dhe NATO.

Udhëheqësit europianë i kërkuan personalisht kryeministrave spanjollë dhe grekë Pedro Sánchez dhe Kyriakos Mitsotakis në një Samit në Bruksel, javën e kaluar, që t’i dhurojnë sistemet e mbrojtjes ajrore Ukrainës, sipas raporteve të cituara nga Financial Times.

Dy liderët, forcat e armatosura të të cilëve mes tyre kanë më shumë se një duzinë sisteme Patriot plus të tjera si S-300, thanë se nevojat e tyre nuk ishin aq të mëdha sa ato të Ukrainës dhe se ata nuk po përballen me ndonjë kërcënim të afërt.

A ka ndarja në qeverinë greke lidhur me këtë çështje?

Sigurisht që ka! Dhe Greqia është një nga vendet që përballet orë e çaste me kërcënimet e Turqisë në Edhe dhe Mesdhe, si dhe ka një Luftë në Lindje, që po zhvillohet shumë pranë saj, në Gaza.

Nëse Mitsotakis jep sisteme ajrore mbrojtëse në Ukrainë, ky do të jetë fillimi i fundit të qeverisjes së tij dhe padyshim, ikja do të jetë pa kthim për atë dhe partinë që ai kryeson dhe drejton.

Populli grek është i gjithë kundër këtij mendimi dhe të gjithë janë pro neutralitetit të Greqisë në përplashen Ukrainë – Rusi, teksa historia e ka të shkruar Rusinë si aleat të vazhdueshëm dhe të përhershëm.

Greqisë kurrësesi nuk i intereson prishja e marrëdhënieve me Rusinë, pasi vetëm gjatë këtyre viteve të embargos, në rrënien e saj ekonomike dhe financiare ka ndikuar pikërisht mosekzistenca e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Rusinë.

Greqia edhe me Mitsotakis po mbetet vasale e zyrës ovale dhe Brukselit.

Previous Story

Seri Tërmetesh të Forta në Taivan

Next Story

Tundimi i madh… Ekumenizmi / Globalizmi - Herezi mbi Herezitë

Latest from Info