Tundimi i madh… Ekumenizmi / Globalizmi – Herezi mbi Herezitë

/

Apokalipsi 3:10 _ “Sepse e ruajte fjalën e durimit tim, edhe unë do të të ruaj ty nga ora e sprovës që do të vij mbi gjithë botën, për të provuar ata që banojnë mbi dhe.”

Jemi afër, po afrohemi dhe nëse Zoti e lejon, kjo ngjarje tragjike, tundimi i madh, do të ndodhë në vitin 2025.

Çfarë bëjmë, si duhet të mendojmë, si duhet të veprojmë, çfarë gjëje duhet t’i kushtojmë vëmendje, nga kush duhet të kemi kujdes?

Veprat e Apostujve 7:60 _ “Atëherë ra në gjunjë dhe bërtiti me zë të lartë: ”O Zot, mos ua ngarko atyre këtë mëkat!”. Dhe, si tha këtë, fjeti.”

Zot, mos ua ngarko atyre këtë mëkat!

Ai që e njeh mëkatin e tij, ka vetëdije se mëshira e Zotit është e vetmja gjë që mund ta justifikojë dhe ta shpëtojë, vetëm ai do të shpëtojë.

Pra, ai nuk fajëson askënd, por lutet për turmën dhe barërat e këqija.

Ai kërkon mëshirën e Zotit për të tjerët dhe armiqtë e tij, ashtu siç e kupton se shpëtimi i tij nuk është i denjë për shpërblim.

Mateu 9:13 _ “Tani shkoni dhe mësoni ç’do të thotë: “Unë dua mëshirë dhe jo flijime”. Sepse unë nuk erdha për të thirrur në pendim të drejtët, por mëkatarët.”

Dua mëshirë dhe jo flijime!

Beteja jonë është të mësojmë të fitojmë vetëdijen e së vërtetës se, asnjë formë adhurimi, asnjë shpresë nuk do të na justifikojë, ne duhet t’i japim gjithçka Zotit, i takon atij.

Një gjë që Zoti dëshiron prej nesh është mëshira dhe jo flijimi. Të kuptojë se ai ka mëshirë për ne dhe ne ekzistojmë dhe se nuk kemi çfarë t’i japim në këmbim.

Siç përshkruhet në Apokalips, atëherë dragoi u zemërua me gruan dhe shkoi të bënte luftë me pjesën tjetër të farës së saj.

Joani 5:22 _ “Sepse Ati nuk gjykon asnjë, por gjithë gjyqin ia dha Birit…”

Kur Ati thotë se gjyqi i gjithçkaje i përket Birit, është blasfemi e Frymës së Shenjtë të gjykosh këdo, në çfarëdo pozicioni dhe niveli që të gjendet, pa pasur asnjë juridiksion për të dhe mbi të.

E vetmja gjë që është e Shenjtë dhe e bekuar është të lutesh si martiri i parë Stefan.

Joani 5:27 _ “…dhe i ka dhënë gjithashtu autoritet të gjykojë, sepse është Bir i njeriut.”

Biri i vetëm i njeriut, i cili është autorizuar nga Zoti, nga Atë për të na gjykuar të gjithëve, është Jezu Krishti dhe ai do ta bëjë këtë gjatë pranisë së tij të dytë.

Krishti na nxit dhe na thërret në pendim.

Ai na thërret në pendesë dhe lutje për të parë mëkatin që mbartim, i cili është dërrmues kur e njeh dhe nëse ndokush ka besim, duron, nëse nuk ka besim, atëherë mëkatari vret veten, si Juda.

Mateu 12:32 _ “Dhe kushdo që flet kundër Birit të njeriut do të falet; por ai që flet kundër Frymës së Shenjtë nuk do të falet as në këtë botë, as në atë të ardhme.”

Çështja nuk është kush dhe çfarë patriarku, kryepeshkopi, peshkopi, prifti, kleri dhe populli është. Ne jemi egjra e perzier me grurin, se keshtu do Zoti, lëri të rriten të dy bashkë deri në korrje.

Luajmë me zjarrin, kur akuzojmë, kritikojmë, këdo që Zoti e ka lejuar, dhënë, që e ka vendosur në çfarëdo pozicioni. Nëse i shohim në mjerim shpirtëror, largohemi prej tyre dhe gjykimin ia lëmë Krishtit. Theksojmë, largohemi, distancphemi praj tyre.

Parajsa është Krishti, gjykimi i takon atij. Mëshira e Tij na justifikon dhe kjo është gjithçka që mund të kërkojmë për të tjerët.

Joani 4:23 _ “Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën, sepse të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati.”

Koha do të zbulojë tundimin e të porsamartuarve.

Kur dhe për sa kohë që ekumenizmi të përparojë, barërat e këqija do të rriten brenda kishës dhe do t’i hedhin krenarët në mëkatin e pakthyeshëm, të pafalshëm të blasfemisë së Shpirtit të Shenjtë.

Por Zoti do të kursejë për pelegrinët e vërtetë, për ata që do ta adhurojnë Zotin me shpirt dhe me të vërtetë, do të kursejë pra të gjitha llojet e ushqimeve, shpirtërore dhe fizike.

Sepse siç thuhet në Apokalips dhe gruas iu dhanë dy krahët e shqiponjës së madhe, në mënyrë që ajo të mund të fluturonte në shkretëtirë, pasi ajo ushqehet prej kohësh në Zot.

Mateu 24:5 _ “Sepse shumë do të vijnë në emrin tim, duke thënë: “Unë jam Krishti” dhe do të mashtrojnë shumë njerëz.”

Nëse nuk kam pikëllim, por zemërim për ata që humbasin, atëherë as Zoti nuk do të ketë mëshirë për mua në gjykim. Do të më gjykojë, sepse u ngatërrova në rrjetat e blasfemuesve të Frymës së Shenjtë dhe iluzioneve.

Ekumenizmi / globalizmi herezia e herezive, Tundimi i Madh që do t[ sjellë deri në fund Antikrishtin.

Pashkë rë bekuar dhe Pendim të paqtë!

Previous Story

BE i Bën Presion Greqisë & Spanjës që të Transferojnë Sistemet e Mbrojtjes Ajrore Patriot & S-300 në Ukrainë

Next Story

Do e Blejë Elon Musk Tik Tok-un për të Shpëtuar Superarmën Kineze të Rrjeteve?

Latest from Info