Seri Tërmetesh të Forta në Taivan

/

Një seri tërmetesh trondit Tajvanin, me qendër në bregun lindor.

TAIPEI, 23 Prill (Reuters)

Më shumë se 80 tërmete, më i forti prej 6.3 ballë, goditën bregun lindor të Tajvanit duke filluar nga mbrëmja e së hënës dhe deri në orët e para të së martës dhe disa shkaktuan lëkundje të ndërtesave në kryeqytetin Taipei, tha administrata e motit të ishullit.

Tërmetet ishin të përqendruara në qarkun kryesisht rural lindor të Hualien, ku më 3 prill të paktën 14 njerëz humbën jetën, pas një tërmeti me magnitudë 7.2 ballë. Tajvani është goditur nga qindra pasgoditje që atëherë.

Departamenti i zjarrfikësve në Hualien tha herët të martën se një hotel i cili tashmë ishte dëmtuar më 3 prill dhe nuk ishte më në funksion, tani më, pas tërmetit të mbrëmjes të së hënës, është epur apo mbështetur në një anë të tij.

Megjithatë, nuk ka raportime për viktima.

Tajvani shtrihet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe është i prirur ndaj tërmeteve.

Më shumë se 100 njerëz u vranë në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 vrau më shumë se 2,000 njerëz në vitin 1999.

Previous Story

Cili Qytet i Madh do të Bjerë i Pari - Los Angeles, Chicago apo New York?

Next Story

BE i Bën Presion Greqisë & Spanjës që të Transferojnë Sistemet e Mbrojtjes Ajrore Patriot & S-300 në Ukrainë

Latest from Info

Perëndia Trini

Që në moshë të vogël themi fjalët: “Besoj në një Perëndi…!” Kemi mësuar se Perëndia është