Është Gjetur Varri i Platonit!

/

Papiruset antike zbulojnë vendndodhjen e saktë të varrimit.

Papiruset e djegura nga shpërthimi i Vezuvit në 79 pas Krishtit u “lexuan” nga një sy bionik.

Studiuesit nga Fondacioni Italian i Kërkimeve ishin në gjendje të gjenin vendndodhjen e saktë të varrosjes së Platonit, bazuar në papiruset nga vendi i Hercolano (Heraklion), afër Napolit.

Platoni së bashku me Aristotelin konsiderohen filozofët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Shkëlqimi i tyre e kalon edhe atë të Sokratit, sepse tekstet e tyre të shkruara kanë mbijetuar.

Edhe mësimi i Sokratit është i njohur nga tekstet e Platonit.

Në fakt askush nuk e di me siguri nëse është filozofia e Sokratit, apo e Platonit.

Sipas hulumtimit të drejtuar nga papirologu italian Graziano Ranocchia, Platoni u varros në “Akademinë” që mban emrin e tij në Athinë, në një kopsht pranë “tempullit të muzave”.

Ky zbulim i rëndësishëm, sipas asaj që është bërë e ditur, është për shkak të një leximi të ri të një papirusi të Filodemus Epikurianit, i cili përmban Historinë e “Akademisë”.

Papiruset u “lexuan” nga një sy bionik, i cili, pavarësisht se u karbonizua nga shpërthimi i Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, që shkatërroi Pompein gjithashtu, ishte në gjendje të zbulonte këtë informacion të ri, shumë të dobishëm.

I gjithë kërkimi ka nisur tre vjet më parë dhe do të përfundojë në vitin 2026. Syri bionik zbuloi një mijë fjalë të reja, krahasuar me klrkimin e mëparshëm, që ishte bërë në vitin 1991, pra janë dekriptuar 30% më shumë tekst.

Studiuesit italianë shtojnë se nga ky lexim i ri “duket se Platoni u shit si skllav qysh në vitin 404 para erës sonë, kur spartanët pushtuan Eginën, ose, ndryshe, në vitin 399 p.e.s., menjëherë pas vdekjes së Sokratit”.

Deri më tani, kjo ngjarje e veçantë përmendej gjithmonë në 387 para Krishtit dhe në periudhën kur Platoni ishte në Sirakuzë, Siçili.

Pak dimë për Platonin

Nga libri “Libri i filozofëve të vdekur” thuhet se sipas Ciceronit, Platoni vdiq teksa po shkruante. Por Hermippus thotë se ai vdiq në një dasmë në moshën 81-vjeçare dhe se u varros në mjediset e Akademisë. Neoplatonisti i Rilindjes Marsilio Ficino shton se Platoni vdiq në ditëlindjen e tij dhe komenton se numri 81 ka një rëndësi të madhe, pasi është i fundit, shumëzimi i 9 herë 9 dhe shuma e 8 plus 1 (për ata që angazhohen me numerologji).

Previous Story

Do e Blejë Elon Musk Tik Tok-un për të Shpëtuar Superarmën Kineze të Rrjeteve?

Next Story

Skena e Frikshme me Qiellin e Verdhë & Portokalli në Greqi

Latest from Info