Një burrë tërheq zvarrë një grua në qafë dhe e përdhunon në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në Bronx.
Gjërat dhe situatat që ndodhin në shoqëritë perëndimore tani kanë kaluar çdo kufi.
Një grua në New York u sulmua seksualisht nga një i panjohur i cili i hodhi një rrip në qafë dhe më pas e tërhoqi trupin e saj pa ndjenja pas një makine të parkuar, ku e përdhunoi!
Sulmi ndodhi teksa 45-vjeçarja po ecte në Bronx të Jugut.
Departamenti i Policisë së New York konfirmoi se gruaja po ecte pranë East 152nd Street dhe Third Avenue rreth orës 3 të mëngjesit, kur një burrë i panjohur iu afrua nga pas. I vendosi një rrip rreth qafës viktimës, duke e lënë atë pa ndjenja, përpara se ta sulmonte seksualisht.
Videoja e vëzhgimit tregon gruan duke kaluar pranë sulmuesit të saj, i cili kishte lidhur një leckë të bardhë rreth gjysmës së poshtme të fytyrës së tij.
Ky është Perëndimi laik, i pafe, vallaha demokracia progresiste e leftistëve. Jeta e njeriut nuk ka më vlerë në shoqërinë e sotme, ndaj dhe siguria është në nivelet më të ulta.
Dhunë, dhunë, dhunë, kjo propagandohet ngado dhe me çdo formë, kjo edukohet dhe kjo lejohet me koshiencë shtetet dhe qeverisjet.