Vështirësi u shfaqën në rrjetin rrugor dhe nëpër banesa. Qindra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në Belgjikë, Gjermani dhe Francë në 24 orët e fundit.
Në Belgjikë, zona e Liège u dëmtua veçanërisht shumë, gjatë natës nga e premtja në të shtunë.
Në provincën e Lièges u regjistruan rreth 550 thirrje për ndërhyrje, kryesisht për pompim të ujit dhe u mobilizuan 150 zjarrfikës, por nuk ka viktima deri më tani.
Në komunën e Foronit, në verilindje, uji në disa banesa ka kaluar një metër.
Nga mëngjesi i së shtunës, ujërat kishin filluar të tërhiqen nga të gjitha zonat, me autoritetet që sqaruan se shërbimet e shpëtimit po vazhdonin të monitoronin situatën.
Në Holandë, dy kampe në provincën e Limburgut u evakuuan për shkak të rrezikut të përmbytjeve, ndërsa në Francë u dhanë paralajmërime për përmbytje.
Në Gjermaninë jugperëndimore, qindra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe një termocentral u mbyll.
Kancelari Olaf Scholz vizitoi Kleinblittersdorf në shtetin e Saarland dhe theksoi nevojën për ndihmë të menjëhershme.
Kryeministri i shtetit, Anke Rellinger, iu referua situatës si “situata më e vështirë e përmbytjeve” që nga “përmbytja e shekullit” që goditi rajonin më shumë se 30 vite më parë, duke vënë në dukje se situata mbetet konfuze dhe se ka “dëme serioze” në objekten publike dhe private.
Shikoni videot përkatëse: