Medvedev: “Zelenski Është Një Objektiv Ushtarak!”

/

“Udhëheqësit e vendeve në luftë me njëri-tjetrin konsiderohen gjithmonë një objektiv ushtarak”, thotë Medvedev.

Ish presidenti rus dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit, Dimitri Medvedev, tha së fundmi se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është një “objektiv legjitim ushtarak” për shkak të konfliktit të vazhdueshëm midis Rusisë dhe Ukrainës.

Medvedev theksoi se Zelenski, si dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë në qeverinë ukrainase, mund të shënjestrohen ushtarakisht nga Rusia.

Në shkurt, Medvedev kërcënoi se Rusia do të përdorte armë bërthamore kundër SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Ukrainës nëse Moska humb kontrollin e të gjithë territorit ukrainas që zotëron aktualisht.

“Zelenski tashmë po udhëheq një regjim politik armiqësor ndaj Rusisë, e cila po bën luftë kundër nesh”, tha Medvedev.

Previous Story

Trekëndëshi i Ri i Bermudës

Next Story

Interpretimi Historik i Apokalipsit

Latest from Info