Moska tashmë ka përgatitur objektiva nëse duhet të përdorë armë bërthamore.
Rusia ka publikuar një hartë që synon bazat e arsenaleve të kokave bërthamore në Europë, duke përfshirë vende të tilla si Shqipëria, Greqia, Turqia etj..
Kjo hartë përfshin pesë vende të NATO-s, si Gjermania, Belgjika, Holanda, Italia dhe Turqia, por edhe vende të tjera të NATO-s, si Greqia, Spanja, Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria.
Sipas rusëve, rreth 100 armë bërthamore taktike amerikane ndodhen në gjashtë baza në këto vende.
Moska po paralajmëron se nëse SHBA do të vazhdojë me planet për të instaluar armë të reja bërthamore në vendet europiane, do të detyrohet të marrë masa “më të gjera” të parandalimit bërthamor.
Megjithëse Shqipëria nuk përfshihet në hartën e vendeve që stacionojnë në mënyrë të përhershme armë bërthamore, ajo mbetet një vend i NATO-s që “po posedon potencialisht armë bërthamore” dhe baza amerikane në Kuçovë mund të jetë shkaku.
Sepse askush nuk e di se kur arrijnë aeroplanmbajtëset amerikane dhe se çfarë armësh mbajnë.
Rusët kanë nxjerrë një hartë bërthamore të Europës dhe ata synojnë të gjitha bazat e NATO-s në tokën europiane.
Në sfondin e sulmeve ndaj radarëve strategjikë të paralajmërimit të hershëm të një sulmi bërthamor në thellësi të Rusisë, rusët lëshuan – jo rastësisht – një “hartë bërthamore” të Europës, në të cilën vendosën edhe Shqipërinë!
Moska, duke përdorur kanale specifike komunikimi ditët e fundit, zbulon se NATO-ja është e vendosur ta tërheqë litarin, duke kërcënuar tashmë drejtpërdrejt vetë mbijetesën e shtetit rus. Tani Moska po flet për masat e “parandalimit bërthamor”, që nënkupton vendosjen e përhershme të armëve bërthamore dhe shënjestrimin e bazave të NATO-s në të gjithë Europën.
Ku janë vendosur armët bërthamore taktike të SHBA-së në Europë?
Aktualisht, rreth 100 armë bërthamore taktike të SHBA-së, të destinuara për përdorim në fushëbetejë ose sulm të kufizuar, mbeten në gjashtë baza, në pesë vende të NATO-s në Europë dhe në Azinë Perëndimore, duke përfshirë:
Bazën e Forcave Ajrore Buchel në Gjermani (raportohet se strehon 15 Armë bërthamore taktite);
Baza ajrore Kleine Brogel në Belgjikë (raportohet se strehon 15 Armë bërthamore taktite);
Baza ajrore Volkel në Holandë (raportohet se strehon 15 Armë bërthamore taktite);
Bazat ajrore Aviano dhe Ghedi Torre në Itali (raportohet se strehon 35 Armë bërthamore taktite);
Baza ajrore e Incirlik në Turqi (raportohet se strehon 20 Armë bërthamore taktite);
Shqipëria i përket emërtimit të përgjithshëm “vendet e tjera të NATO-s”, së bashku me Greqinë, Spanjën, Bullgarinë, Rumaninë dhe dia vende të tjera.
Arsenali bërthamor i SHBA-së në Europë përbëhet nga bomba graviteti B-61, të dizajnuara për t’u hedhur nga bombarduesit aleatë, ose avioni luftarak B-61 që është tre herë më i fuqishëm se bomba atomike amerikane e hedhur në Hiroshima në vitin 1945.
Në të njëjtën kohë, rusët po paralajmërojnë SHBA-në dhe NATO-n që të mos instalojnë armë bërthamore në vendet europiane dhe vendet aziatike, përndryshe do të detyrohen të marrin masa “parandalimi bërthamor”!
Rusia thotë: “Ne do ta bëjmë këtë nëse SHBA do të vazhdojë me planet për të vendosur armë bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme në vende të reja që aktualisht nuk ekzistojnë, veçanërisht në vendet europiane.”
Ndërsa ministri rus Lavrov thotë se: “Sigurimi i F-16 për Ukrainën është një mesazh “bërthamor” nga NATO”.
Ministri i Jashtëm rus Lavrov në një intervistë të dhënë për agjencinë RIA tregoi se vendi i tij e konsideron furnizimin e planifikuar të avionëve luftarakë F-16, të aftë për të bartur koka bërthamore në Ukrainë si një “mesazh” nga NATO.
“Ata po përpiqen të na thonë se SHBA dhe NATO nuk do të ndalen askund në Ukrainë”, theksoi Lavrov. “Megjithatë, ne shpresojmë që stërvitjet ushtarake Rusi-Bjellorusi për përdorimin e armëve bërthamore jostrategjike, që po kryhen aktualisht, do t’i sjellin në vete kundërshtarët tanë, duke iu kujtuar atyre pasojat shkatërruese të përshkallëzimit të mundshëm të mëtejshëm bërthamor” shtoi Lavrov.
Shihni hartën: