A po i Bën Muzika & Interneti Agresivë Adoleshentët?

/

Po i demonizojmë ndoshta trendet e kohës? Apo realisht ka diçka që nuk shkon?

A mundet vërtet muzika apo interneti të përforcojnë sjelljen agresive të adoleshentëve, apo thjesht po i demonizojmë?

“Muzika në përgjithësi funksionon si terapi, por këtu bëhet fjalë për rastin e disa zhanreve që janë shumë të përhapur sot tek të rinjtë dhe që janë plot mesazhe dhune, seksizmi, pasurimi të shpejtë, adoptimi të sjelljeve delikuente etj. Unë besoj se nuk është rastësi që muzika “trap”, për shembull, është një zhanër kaq i përhapur dhe që kjo lloj muzike po promovohet tek të rinjtë, ndaj mendoj se është e vërtetë që arti është pasqyrë e asaj se ku është shoqëria, të rinjtë edhe pë shkak të përhapjes së kësaj muzike”, thotë një terapiste e çertifikuar në ‘EMDR Europe‘ për të rritur, adoleshentë dhe fëmijë.

“Nga ana tjetër, arti mund të funksiononte në mënyrë terapeutike, nëse do të mbështetej më shumë në formën dhe përhapjen e tij të shëndetshme, por kjo është një çështje tjetër e madhe, pasi shohim se arti po tërhiqet gjithnjë e më shumë nga shkollat, roli dhe vlera e tij po reduktohet në vend që të forcohet nga shteti. Për shembull, duke hequr nga sistemi i arsimit artin, muzikën dhe teatrin, kryesisht në gjimnaze, ku të rinjtë duhet t’i përkisnin një ekipi, të luanin në një organizim kompetitiv mes shkollave dhe të tjera aktivitete si këto, kemi ndihmuar që edhe fëmijët, edhe adoleshentët të largohen nga artet e mirëfillta”, thotë ekspertja.

“Dhe nëse do të jemi krejt të sinqertë, do të duhet të pranojmë se edhe të rriturit nuk mund ta menaxhojnë kohën që kalojnë para ekranit të celularit, duke ndjekur ‘live stream media’”, shton ekspertja.

Të rinjtë sot janë të mbyllur në shtëpitë e tyre, me të vetmen “dalje” në botën asociale, internetin, me të gjitha pasojat që ky fakt ka, lidhur me përparimin e tyre akademik dhe me pamundësinë e tyre për t’u përqëndruar. Nëse jemi të sinqertë, do të pranojmë se edhe të rriturit nuk mund ta bëjnë këtë, të menaxhojnë pra kohën që shpenzojnë para ekranit të celularit, apo duke ndjekur Netflix etj..

Kështu pra, mund ta imagjinojmë sesa e vështirë është për një të ri të menaxhojë kohën që kalon në internet dhe të jetë në gjendje të dallojë se çfarë është e shëndetshme dhe çfarë nuk është e shëndetshme për të, i provokuar nga materiali që i ofrohet nga interneti dhe e afekton skajshëm, duke e bërë literalisht skllav.

Përveç kësaj, është e vërtetë për të gjithë se interneti përforcon ndarjen dhe për rrjedhojë konfliktet, nuk ka një dialog të shëndetshëm në internet, algoritmet projektojnë atë që të gjithë duan të shohin, pra interneti është tani më një problem me dimensione serioze sociale dhe politike, që po rritet vazhdimisht ndërkombëtarisht. Më pas, të rinjtë i bashkohen grupeve të karakterizuara nga ideologji ekstreme, duke dashur që të bëjnë pjesë dhe të gjejnë një rrugëdalje nga agresioni që mbartin brenda tyre, teksa janë tejet të vetmuar dhe të indoktrinuar nga bombardimi i përzgjedhjeve të algoritmit. Të rinjtë e izoluar në një dhomë, të kuadratizuar në një ekran, të indoktrinuar nga tinguj dhe efekte vizuale përtej normales, nuk mund të jenë më humanë socialë, që përkthehet ndryshe në humanë që gjenden në komunitet dhe në natyrë.

Por kur këta të rinj dalin nga kutia për të takuar botën, komunitetin, vërehen gjithmonë e më shumë sjellje agresive në grup, që mishërojnë në terren muzikën elektronike, efektet elektronike, video games, ku shumica ka element thelbësor vrasjen, asgjësimin e tjetrit, apo materialeve pornografike që ndikojnë në mënyrën më negative të mundshme rinin. adoleshentët.

Familja, shkolla, shteti duhet të marrin masa të menjëherëshme, për të ndryshuar trajetroren regresive dhe shkatërrimtare lidhur me formimin dhe zhvillimin e brezit të ri.

Previous Story

Zbulim Shokues për NATO-n: "Do të Bjerë Shi Raketash Ruse në Europë - Nuk Kemi më Mbrojtje Ajrore"

Next Story

NATO & SHBA Drejt Ukrainës, Kundër Rusisë të Armatosur Deri "në Dhëmbë"! (video e Biden)

Latest from Info