Fraza Brilante e Ajnshtajnit, por që Nuk e Ka Thënë Kurrë!

/

“Përkufizimi i çmendurisë është të bësh të njëjtën gjë pa pushim dhe të presësh një rezultat të ndryshëm.”

Është një frazë që qarkullon shumë shpesh, e printuar në postera frymëzues që zbukurojnë muret e klasave dhe zyrave, thuhet kur dikush dëshiron të nxjerrë në pah kotësinë e bërjes së të njëjtit gabim, pa pushim. Disa ia atribuojnë atë fizikantit të famshëm Albert Einstein.

Ndërsa Ajnshtajni është një burim mençurie, që ka dalë me disa citate mjaft të paharrueshme, përkufizimi i çmendurisë, megjithatë, nuk është një thënie e menpur e tij.

Ajnshtajni është ndër shumë figura historike që shpesh keqinterpretohen për shkak të famës dhe mençurisë së tyre të perceptuar.

Garson O’Toole, autori i Hemingway, “Didn’t Say That: The Truth Behind Familiar Quotations” (2017), ka zhvlerësuar disa nga këto referenca. Duke ekzaminuar citimin “e paranojës”, autori nuk gjeti asnjë provë që Ajnshtajni e tha në të vërtetë frazën, por gjeti diçka tjetër!

Gjatë një takimi të Alkoolistëve Anonimë në vitin 1981, një i pranishëm u dëgjua nga një gazetar të thoshte këtë frazë, si një referencë e mundshme për përdorimin e strategjive të tjera të dështuara, për t’u marrë me problemet e abuzimit me substancat.

Domethënë është një shprehje e mençur, e thënë nga një i panjohur dhe që do të thotë se është gojëdhënë, e më tej iu “vesh” edhe një autor i meçur, sa edhe fraza.

Previous Story

Tërmeti Gjerman – Çfarë do të Thotë Kolapsi i SPD për Europën në 14% – Partia e Dytë AfD me 16.3%

Next Story

Aeroplanët Sulmues Substrategjikë Rusë Su-34 "Shkrijnë" me Bomba FAB-500, Njësi Ukrainase

Latest from Info