Vuçiç: “Jemi Tre Deri në Katër Muaj Nga Lufta e Tretë Botërore!”

/

Vuçiç: “Jemi tre deri në katër muaj nga Lufta e Tretë Botërore. Perëndimi nuk u tha qytetarëve të tij çmimin që do të paguajnë të gjithë”!

“Fjala paqe është e ndaluar, të gjithë flasin për luftë!”

Ai shtoi se asnjë nga liderët perëndimorë nuk u ka treguar qytetarëve të tyre se të gjithë do të paguajnë një çmim shumë të lartë për këtë luftë!

Gjithçka në detaje nga presidenti serb:

“Ne po shkojmë drejt një fatkeqësie të madhe dhe duket se treni tashmë është larguar nga stacioni dhe nuk mund të ndalet më. Askush në Perëndim nuk flet më për paqe, flet vetëm dhe më shumë për luftë.

Perëndimi beson se mund të fitojë dhe të rrëzojë Rusinë. Mendoj se Perëndimi e ka gabim.

Të dyja palët tani mendojnë se është një çështje ekzistenciale për ta, kështu që nuk mendoj se do të gjejnë një zgjidhje tjetër përveç luftës dhe gjithçka është në rrezik.

Në Europë, liderët sillen si heronj të mëdhenj, por nuk janë të ndershëm dhe nuk u thonë qytetarëve të tyre se të gjithë do të paguajnë një çmim të madh nëse bëhet fjalë për luftë.

Nëse këto fuqi të mëdha nuk bëjnë diçka në një periudhë të shkurtër kohore për të zgjidhur këtë situatë, jam i sigurtë se do të na çojnë drejt një fatkeqësie shumë të madhe.

Nëse mendoni se tjetri po bën bllof, atëherë do të thotë që ju nuk e keni idenë, mendoni vetëm se tjetri ka letër më të keqe bixhozi se e juaja.

Por nuk je i sigurtë për këtë kurrë, sepse nuk i ke parë letrat e tjetrit.

Më bën shumë përshtypje që askush nuk po përpiqet ta ndalë luftën.

E kuptoj që në Perëndim besojnë se do të fitojnë lehtësisht Rusinë dhe pastaj do të hyjnë në territorin e saj (presidenti serb flet për pushtimin e territorit rus) dhe Rusia siç është sot do të pushojë së ekzistuari!

Pse e përmend, sepse jemi në buzë të humnerës? Sepse SHBA dhe NATO nuk mund të përballojnë humbjen, që do të thotë se Rusia nuk mund të fitojë, sepse ndikimi i tyre politik do të dobësohet.

Së dyti, pozicioni gjeopolitik i Perëndimit dhe BE-së do të dobësohet aq shumë sa nuk do të mund të rinovohet më.

Së treti, kutia e Pandorës do të hapet dhe do të fillojnë veprime të reja armiqësore kundër Perëndimit kolektiv.

Le të shohim anën tjetër. Nëse Rusia humbet, ajo do të pushojë së ekzistuari siç është sot.

Pra, kur keni dy palë që janë kaq larg njëri-tjetrit, dëshirat e tyre janë kaq të ndryshme dhe aq shumë janë në rrezik, atëherë asnjëra prej tyre nuk mund të përballojë të humbasë.

Kush është gati të humbasë 1 milion, 2 milion, 15 milion? Unë nuk jam gati të humbas as edhe një person të vetëm.

Besoj se jemi shumë pranë një konflikti global. Nuk jemi më shumë se tre deri në katër muaj larg saj!”

Previous Story

Zgjedhjet Europiane që Delegjitimuan Macron & Soltz - Dominon e Djathta

Next Story

Greqia e Lashtë: Mitet Rreth Lojërave Olimpike

Latest from Info

Perëndia Trini

Që në moshë të vogël themi fjalët: “Besoj në një Perëndi…!” Kemi mësuar se Perëndia është