Çfarë Pune Dëshiron të Bëjë ‘Gjenerata Z’?

/

Rreth 57% e “Gen Zers” thanë se do të dëshironin të bëheshin një ndikues, “influencer”, nëse u jepej mundësia.

Është e lehtë të supozohet se “Gen Zers” po kërkon mënyra “më të lehta” ose “më të thjeshta” për të fituar shumë para, duke ndjekur hapat e YouTubers, por kjo është pjesërisht e saktë.

Ata janë brezi më i madh në botë tani dhe do të përbëjnë 27% të fuqisë punëtore globale deri në vitin 2025, duke marrë përsipër frenat e ekonomisë globale nga gjeneratat e mëparshme, lindur mes viteve 1996 dhe 2012.

Sipas një raporti të fundit nga Morning Consult, rreth 57% e “Gen Zers” thanë se do të donin të bëheshin ndikues nëse u jepej mundësia.

Media dhe argëtimi janë industria kryesore në të cilën “Gen Z” dëshiron të punojë, duke mposhtur teknologjinë, kujdesin shëndetësor dhe arsimin, sipas një raporti të ri nga Samsung & Morning Consult.

Raporti, i cili anketoi më shumë se 1.000 amerikanë të moshave 16 deri në 25 vjeç, zbuloi se “Gen Z” vlerëson punët dhe karrierat fleksibël, krijuese ku ata mund të mbajnë një ekuilibër të shëndetshëm punë – jetë.

Ann Woo, kreu i korporatave në Samsung Electronics America thotë se: “Media dhe argëtimi janë një industri krijuese që ofron fleksibilitet dhe vetë-shprehje, dy nga atributet më të rëndësishme që punëtorët e rinj kërkojnë nga një punë.”

Punë të tjera që Gjenerata Z i dëshiron vërtet, sipas hulumtimit australian janë:

  1. Terapist i shëndetit mendor;
  2. Mësues;
  3. Mjek;
  4. Tregtar online;
  5. Inxhinier;
  6. Shkencëtar;
  7. Muzikant;
  8. Jurist;
  9. Reklamues;
  10. Ushtarak;

Ajo që nuk ishte në listën e punëve më të dëshirueshme për “Gen Z” ishin karriera në bujqësi, miniera dhe shitje me pakicë.

Previous Story

Arabia Saudite: Marrëveshja Për Shitjen e Naftës me Dollarë Ka Përfunduar! – Për Herë të Parë Nuk Pati Rinovim të Saj!

Next Story

Pse u Mbyll Rruga më e Famshme e Amerikës, Route 66?

Latest from Info