Kamala Harris: “Nuk e Mbështesim Ukrainën Sepse Jemi Filantropë, por për Interesat Tona Strategjike”!

/

Zëvendëspresidentja amerikane në një moment ndershmërie, ose në një farë paaftësie që e karakterizon në sferën politike.

Shtetet e Bashkuara i shohin propozimet e paqes të bëra nga presidenti rus Vladimir Putin si një thirrje jo për negociata, por për kapitullim, tha të shtunën nënpresidentja e SHBA Kamala Harris, ndërsa merrte pjesë në Konferencën e Zvicrës.

“Dje Putini paraqiti një propozim. Por ne duhet të themi të vërtetën: ai nuk kërkon negociata, ai kërkon kapitullim”, tha Harris në konferencën, e cila po mbahet pa pjesëmarrjen e Rusisë, sikur vendi i saj të ishte në luftë me Rusinë.

Pastaj Harris u shfaq “e sinqertë” deri në budallallëk dhe tha të vërtetën: “Shtetet e Bashkuara e mbështesin Kievin jo për bamirësi, por sepse kjo mbështetje përmbush interesat e saj strategjike dhe vetëm…”.

Me fjalë të tjera, nëse interesat strategjike të amerikanëve do të ishin të ndryshme, kush do të kujdeset për Ukrainën dhe popullin e saj më pas?

Në këtë kontekst, Harris vuri në dukje se marrëveshja e nënshkruar së fundmi për garancitë e sigurisë midis Uashingtonit dhe Kievit “dëshmon përkushtimin afatgjatë të Shteteve të Bashkuara për të ruajtur mbrojtjen e Ukrainës”, natyrisht për shkak të interesave strategjike të SHBA.

Dhe duke ballafaquar qëndrimet e Amerikës dhe Rusisë, konkludojmë se një ditë, ndoshta nuk do të kemi më në hartën globale një shtet me emrin Ukrainë, pasi kur Amerika të humbasë luftën do e braktisë.

Previous Story

Meloni: "BE Nuk do të Kontribuojë në Kredinë 47 Miliardë Euro për Ukrainën, Por Rusia Ka Humbur Përfundimisht Fondet e Konfiskuara!"

Next Story

Ati ynë!

Latest from Info

Perëndia Trini

Që në moshë të vogël themi fjalët: “Besoj në një Perëndi…!” Kemi mësuar se Perëndia është