“Bastardë Frikacakë”: Medvedev Zbulon Një Skenar të Frikshëm për Perëndimin

/

“Do të dridhen të gjithë!”

Pak ditë pas komentit të tij për liderët perëndimorë që mblidhen sërish në Zvicër, duke i krahasuar me “Fermën e Kafshëve të Orwell”, Dmitri Medvedev është rikthyer me një postim të ri në Telegram.

Këtë herë ai u kthye kundër rivalit kryesor të Rusisë, SHBA-së, duke paralajmëruar zhvillimin e një skenari të luftës së ftohtë që nuk do t’i “rrijë” mirë elitës ndërkombëtare.

“Ashtu si në vitet 1950 dhe 1960, SHBA duhet të zhytet në psikozën e ndërtimit të strehimoreve për raketat ruse. Le të stresohet tani gjithë elita e tyre!

Në fund, duket se planeti vështirë se do të shmangë një luftë botërore, e cila tashmë ka filluar me luftimet (për momentin) të ndezura në territorin e Ukrainës:

Amerikanët vazhdojnë t’i trajtojnë të gjithë si idiotë.

Imagjinoni vetëm këtë, që Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore i ishte afruar ish BRSS me një propozim për të zhvendosur çështjen e kufizimeve në prodhimin e armëve (tanke apo avionë) në një pjesë të veçantë të negociatave.

Biseda absurde dhe e çmendur apo jo?

Megjithatë, SHBA po propozon shumë seriozisht që ne të negociojmë një traktat të ri strategjik për reduktimin e armëve. Ata thonë se do t’u ofrojnë neonazistëve ukrainas të gjitha llojet e armëve, duke përfshirë raketa me rreze të gjatë dhe aeroplanë, ndërsa negociojnë një traktat të ri START me ne.

Çfarë bastardë të pacipë, cinikë! Jo, kjo është e mundur vetëm pasi ata të ndalojnë furnizimin me armë për regjimin e Kievit dhe të bllokojnë anëtarësimin e tyre në NATO.

Përndryshe, gjithçka do të duhet të zhvillohet sipas një skenari krejtësisht të ndryshëm.

Ashtu si në vitet 1950-1960, SHBA duhet të zhytet në psikozën e ndërtimit të strehimoreve për raketat ruse dhe elitat të strehohen atje.

Le të dridhen këta bastardë! Dhe le të kërcejë dikush prej tyre nga një dritare duke bërtitur:

“Po vijnë Rusët!” Ashtu siç bëri ish Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Forrestal, më 22 maj 1949, ndërsa ishte në një klinikë psiqiatrike”.

Previous Story

Treni Europian po Shkon Drejt Luftës!

Next Story

Këshilli "Sekret" i Putin & Janukoviç - Çfarë po Ndodh?

Latest from Info