Meloni: “Jam kundër marrëveshjes të zyrtarëve më të larta të BE-së, nuk jam pro metodës së grumbullimit të disave”.
Kryeministrja ei Italisë e quan BE-në një “gjigant burokratik ndërhyrës”.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është kundërpërgjigjur ndaj liderëve europianë, një ditë pasi tre grupet politike në Parlamentin Europian ranë dakord për të formuar një shumicë për tre postet e para, kryesuese, në BE.
Duke pasur parasysh mungesën e saj nga negociatat, Georgia Meloni foli për marrëveshje prapa dyerve dhe pretendoi se ishte “surreale” që mendimi i votuesve europianë nuk po merret parasysh.
“Ka nga ata që argumentojnë se qytetarët nuk janë mjaft të mençur për të marrë vendime të caktuara dhe se oligarkia është e vetmja formë e pranueshme e demokracisë, por unë nuk jam dakord”, tha Meloni në parlament.
Siç u njoftua të martën, pas konsultimeve, Ursula von der Leyen do të marrë postin e Presidentit të Komisionit, Antonio Costa do të marrë postin e Presidentit të Këshillit Evropian dhe Kaja Kalas e Estonisë do të marrë postin e Përfaqësueses së Lartë për politikën e jashtme.
“Gjiganti invaziv burokratik”
Në zgjedhjet e fundit europiane, grupet në të djathtë të EPP-së, mes tyre Konservatorët dhe Reformistët Europianë (ECR) të Melonit, fituan mandate plus.
Megjithatë, kryeministrja italiane kërkon që zhvendosja djathtas të reflektohet në vendimmarrje në nivel europian. Ajo tha se udhëheqësit e BE-së duken të tunduar “të fshijnë pluhurin nën qilim” në vend që të pranojnë se shumë votues janë të pakënaqur me BE-në.
Ajo vetë e quajti BE-në një “gjigant burokratik invaziv” dhe kërkoi një portofol të Komisionit për Italinë që do të merrej me burokracinë. Ajo e quajti “surreale” që emrat që u paraqitën për postet kryesore të BE-së, u vendosën “pa pretenduar as të diskutonin mesazhet e votuesve”.
“Unë nuk ndaj menfimin pro metodës së mbledhjes së disave, me qëllimin për të izoluar pjesën tjetër. Në emër të qeverisë italiane e kundërshtova dhe nuk dua ta ndaj dakortësi”, tha ajo, duke iu referuar takimeve të mbyllura, prapa dyersh hermetike të zyrtarëve të lartë të BE-së.
Nesër, të enjten dhe të premten, liderët europianë do të takohen në Bruksel, duke kërkuar të vulosin paketën e punëve kryesore në mënyrë që mandati i dytë i von der Leyen të mund të votohet nga Parlamenti Europian, në mes të korrikut.