Kennedy Tregoi Hartën e Ukrainës Sot & Ironizon Sekretarin Blinken

/

Kennedy tregoi hartën më të hidhur për ukrainasit: “Çmenduri… Faleminderit Tony Blinken!”

Kandidati i pavarur presidencial i SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr. kritikoi në një postim të tijin, faktin se Perëndimi nuk e la Kievin të negocionte një traktat paqeje me Rusinë, në ditët e para të luftës.

Sipas tij, ukrainasit nuk do të kishin humbur kaq shumë territor deri më sot:

“Çmenduri, Ukraina mund të kishte bërë një marrëveshje paqeje shumë më të mirë nëse do t’i kishim lejuar ta bënin disa javë pas fillimit të luftës, kur Rusia ishte gati të kthehej në vijat e pushtimit në këmbim të mos bashkimit të Ukrainës në NATO.

Ne i bëmë presion Zelenskyt (i cili fillimisht po konkurronte me një platformë paqeje) që të refuzonte ofertën. Tani Ukraina do të humbasë shumë më tepër territor pas qindra miliarda dollarëve dhe dhjetëra mijëra jetëve të humbura, pa arsye, në mënyrë të panevojshme. Faleminderit Tony Blinken.”

Previous Story

Pse u Realizua me Kaq Ngut Debati Biden-Trump? Çfarë Fshihet Prapa Kësaj Lëvizjeje? Gabimi i Trump!

Next Story

Paranoja! Cili Vend po Kërkon Dëmshpërblime nga Rusia për Mercenarët e Vrarë në Ukrainë?

Latest from Info