Pse u Realizua me Kaq Ngut Debati Biden-Trump? Çfarë Fshihet Prapa Kësaj Lëvizjeje? Gabimi i Trump!

Konstilacioni globalist, leftist, i ashtuquajturi Perëndimi Euro-Atlantik është tejet i organizuar dhe asnjëherë spontan dhe rastësor në atë që bën dhe ndërmerr.

Ç’ishte ky debat i pararendur në kohë dhe në afate mes Biden dhe Trump? Pse duhej bërë kaq hershëm ky debat në rrjedhën e fushatës zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Kush e nxiti, kush e inicioi dhe kush e bëri realitet këtë debat, të veshur me ngut dhe këmbëngulje përshpejtimi në kohë?

Duket që ta kenë bërë vetë demokratët. Duket që ta kenë planifikuar, organizuar dhe iniciuar vetë ata. Dhe duket se i dakortësuari për këtë debat, ishte vetë Trump.

Kujt i interesonte ky debat dhe ky lloj ballafaqimi, demokratëve apo republikanëve?

Të gjithë dje dhe sot festojnë për epërsinë e Trump në debat, dhe ata që festojnë janë populli, turma që ekzaltohet nga fishekzjarrët në qiellin e errët dhe të cilën, turmën pra, nga euforia nuk e tmerron terri pas dritës së përkohshme të fishekzjarreve.

Për t’u dhënë përgjigje pyetjeve më sipër duhet një logjikë e ftohtë thuajse asnjanëse, por kryesisht dinake, në kundërshtim me rrjedhën e arsyetimit logjik sipërfaqësor, por me rrjedhën e së kundërtës së mundshme.

***

Ç’ishte ky debat i pararendur në kohë dhe në afate mes Biden dhe Trump?

Ky debat ishte një organizim i planifikuar nga demokratët që duan të largojnë nga kandidimi presidentin aktual Biden, që edhe pse duket një marionetë e volitshme në ato që duan të kryejnë mes Ukrainës në Rusi dhe kundër Rusisë, nuk iu mjafton për të mbjatur pushtetin në Amerikë. Për rrjedhojë iu duhej të ekspozonin realitetin faktit të presidentit Biden dhe të vërtetonin që pa u pllenuar fushata zgjedhore, se Biden nuk është kandidati i mundshëm dhe i duhur për president, si dhe se nuk do të jetë ai kandidati.

Pse duhej bërë kaq hershëm ky debat në rrjedhën e fushatës zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Ky debat u bë pikërisht kaq hershëm, që klani anti-Biden brenda demokratëve të ketë tani argumentin e fortë të zëvendësimit imediat të tij me një tjetër kandidat potent, të mundshëm për fitore dhe triumf kundër repubilkanëve, si dhe për të bindur demokratët se ndryshimi është domosdoshmëri për të mbajtur pushtetin dhe për të vazhduar luftën në Ukrainë dhe kontrollin e plotë të BE-së.

Kush e nxiti, kush e inicioi dhe kush e bëri realitet këtë debat, të veshur me ngut dhe këmbëngulje përshpejtimi në kohë?

Këtë debat televiziv mes kandidatëve e nxitën vetë të majtët e Amerikës, klika dhe konstilacioni që drejtojnë Amerikën dhe Bashkimin Europian, që përshpejtimi në kohë i debatit, bindi pjesën pro Biden brenda demokratëve, se presidenti fizikisht dhe mendërisht nuk mund të përballojë një fushatë zgjedhore dhe se nxjerrja me urgjencë e kandidatit tjetër është pashmangshmëri, domosdoshmëri dhe e vetmja zgjidhje brenda të gjitha klaneve të së majtës amerikane. Dhe kështu do të ndodhë, të majtët u ngutën të tregonin dashurinë ndaj Biden, por pamundësia e tij do të justifikojë zëvendësimin e tij, pa krijuar përçarje.

***

Të njëjtat pyetje do të ngrehim për republikanët për të parë sesi të djathtët e Amerikës, ranë në çargun e të majtëve malinjë të Amerikës, që po i vënë flakën Europës.

Ç’ishte ky debat i pararendur në kohë dhe në afate mes Biden dhe Trump?

Ky debat ishte një ngut i të majtëve, që futi në kurth të djathtët.

Pse duhej bërë kaq hershëm ky debat në rrjedhën e fushatës zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Ky debat nga ana e republikanëve nuk duhej të zhvillohej, sepse armatosi të majtën amerikane, duke blinduar radhët e saj, duke dalë me një kandidat të përshtatshëm, me një individ që vërtet sfidon dhe garon si i barabartë me Trump. Ngutjen e të majtëve, nuk e lexuan dot të djathtët e Amerikës dhe dëshira për të nxjerrë “knock out” presidentin Biden, i shtyu drejt një gabimi fatal elektoral.

Kush e nxiti, kush e inicioi dhe kush e bëri realitet këtë debat, të veshur me ngut dhe këmbëngulje përshpejtimi në kohë?

Këtë debat e bëri realitet e djathta amerikane, nguti i Trump dhe këshilltarëve të tij për të nxjerrë “jashtë loje” presidentin Biden, pa fillluar mirë fushata, të dehur nga një entuziazëm që nuk buronte prej tyre, por nga paaftësitë dhe demenca e Biden, pa menduar që ishin duke bërë vetvrasje, pasi të majtët e nxorrën Biden në debat, pikërisht për ta vrarë, ndërkohë që republikanëve iu duhej në garë vetëm një kandidat dement, si Biden.

***

Biden do të mbetet kandidat, vetëm nëse klani i tij politik brenda radhëve të demokratëve, do të dominojë me veto mes operacioneve ushtarake në Ukrainë, teksa Biden personalisht ka gatuar çështjen Ukrainë kundër Rusisë, 2 dekakda më parë.

Ky dhe vetëm ky faktor mund ta lërë Biden në kandidim. Por të gjitha gjasat tregojnë se të majtët e Amerikës, kanë kohë që e kanë gjetur zëvendësuesin e Presidentit Biden dhe fituesin e zgjedhjeve të nëntorit 2025.

E gjithë bota që di të mendojë dhe të arsyetojë mbi aktorët dhe faktorën e arenës politike, dëshiron fitoren e Trump dhe kthimin e historisë në normalitet, por kur logjika i prevalon dëshirës, gjasat që Trump të fitojë tani më, sidomos pas debatit të djeshëm, janë zero.

E gjithë bota do të bëhet shkrumb e hi. Të majtët e Amerikës do e lëshojnë pushtetin vetëm kur të kenë humbur edhe mbështetësin e fundit dhe dollarin e fundit.

Por jo më pak të traumatizuar do të jenë edhe ata përballë tyre, të ashtuquajturit të fituar!

Demokracia ka rënë, botën e sundon një grup njerëzish pa besim, thuajse diabolikisht të robotizuar në përmbushje të planit të hartuar në detaje, për shkatërrim dhe sundim.

Dhe mos harroni, Trump nuk është Putin!

Previous Story

Itali: Klandestin Përdhunoi & Vrau 16-Vjeçaren në Sytë e Nënës së Saj, Para se Anija që i Transportonte, të Fundosej!

Next Story

Kennedy Tregoi Hartën e Ukrainës Sot & Ironizon Sekretarin Blinken

Latest from Opinione

Perëndia Trini

Që në moshë të vogël themi fjalët: “Besoj në një Perëndi…!” Kemi mësuar se Perëndia është