Pas Exit Poll e djathta triumfon në Francë.
Menjëherë pas Exit Poll, mes një deklarate dhënë Agjensisë Shtetërore Franceze të Lajmeve, Macron i ka bërë thirrje mbështetësve të tij centristë të votojë në raundin e dytë të majtën, kamulfluar mes fjalëve: “…përballë partisë së le Pen është koha e një bashkimi të madh republikan dhe demokratik në raundin e dytë”. Ndërkohë që po u bën thirrje centristëve të tij të votojnë të majtën ekstreme dhe partinë komuniste franceze.
Melenchon (lideri i se majtes ekstreme, asaj komuniste) deklaroi se atje ku kanë dalë të tretët do i bashkohen Macron.
Le Pen në daljen e saj publike tha se: “Pas raundit të dytë do të kemi shumicën në parlament”. Si dhe paralajmëroi francezët për rrezikun e majtizmit militantist komunist dhe për shfaqjen e islamo-majtizmit.
Gjithashtu njoftoi se ka marrë më shumë se 50% të votave në zonën e saj elektorale dhe është e zgjedhur që prej këtij raundi, nuk do të kalojë pra në një raund të dytë votimi.
Le Pen u tha kritikëve të saj alarmistë, se ajo nuk është është gogoli, por e ardhmja e sigurtë për Francën.
Në këto zgjedhje morën pjesë si kurrë ndonjëherë, 67% e zgjedhësve, përqindja më e lartë e regjistruar që prej vitit 1986, në Francë.
Politikat e gabuara të Emmanuel Macron, mungesa e sigurisë, kriza ekonomike, dyndjet e pakontrolluara të klandestinëve nga bota e tretë, rritja e kriminalitetit, gabimet e tij fatale në politikën e jashtme e zhdukën, thuajse brenda dy muajve, presidentin Macron nga politika franceze dhe e kaluan në vendin e tretë forcën e tij politike, ndërsa atë personalisht këto zgjedhje dhe gabimet e tij e shndërruan në humbësin e madh.