E Vërteta Tronditëse e Ringjalljes së Krishtit

/

Tekstet e shenjta të Biblës së Shenjtë dëshmojnë për Krishtin “të cilin Perëndia e ringjalli, pasi i zgjidhi lidhjet e vdekjes, sepse nuk ishte e mundur të mbahej prej tyre” (Veprat 2:24). Asgjë nuk mund ta pengonte ringjalljen e Jezusit!

Por pse ishte e pamundur që vdekja ta mbante Atë?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, ne duhet të kuptojmë marrëdhënien e drejtpërdrejtë shkak-pasojë midis mëkatit dhe vdekjes:

“Sepse paga e mëkatit është vdekja” (Romakëve 6:23).

“…dhe mëkati, kur kryhet, sjell vdekjen” (Jakobi 1:15).

“Sepse ata që jetojnë sipas mishit e kanë mendjen te gjërat e mishit, por ata që jetojnë sipas Frymës, gjërat e Frymës. Sepse mendja e mishit është vdekje, por mendja e Frymës është jetë dhe paqe. Sepse mendja e mishit është armiqësi kundër Perëndisë” (Romakëve 8:5-7).

Këtu, si në tekstet e tjera të Biblës së Shenjtë, shohim se “ligji i Frymës së jetës, që është në Jezu Krishtin” i kundërvihet “ligjit të mëkatit dhe vdekjes” (Romakëve 8:2).

Mëkati

Është e rëndësishme të theksohet se mëkati është një ligj, një praktikë “veprim-reagimi” që shkatërron dhe jo një numërim arbitrar i sjelljeve të ndaluara nga një Zot autoritar.

Mëkati në vetvete është në thelb shkatërrues, sepse mëkati për nga natyra e tij është i kundërt me dashurinë, që do të thotë se mëkati është kundër funksioneve themelore të jetës, ashtu siç i ka krijuar Zoti që të funksionojnë.

Si i tillë, mëkati, nëse lejohet të ecë në rrjedhën e tij, të çon në vdekje, në vdekjen e dytë!

Shpëtimtari ynë Jezu Krisht

Në letrën e tij drejtuar besimtarëve në Romë, apostull Pali shpjegon se Krishti “…e qortoi mëkatin në mish” (Romakëve 8:3).

Kjo do të thotë, Jezu Krishti e mundi mëkatin pa mëkatuar vetë, duke vazhduar në dashurinë besnike për ne me çdo kusht për Të. Kjo është arsyeja pse ai triumfoi mbi vdekjen.

Më hollësisht, lexojmë në Shkrime se Jezu Krishti:

Ai “u bë pjesëmarrës” i mëkatit të njerëzimit (Hebrenjve 2:14-15).

Ai e shijoi (përjetoi) vdekjen për hir të çdo njeriu (Hebrenjve 2:9).

“Ai shfuqizoi vdekjen” me anë të sakrificës së Tij dhe “nga ana tjetër solli në dritë jetën dhe mosprishjen nëpërmjet ungjillit” (2 Timoteut 1:10).

Prej andej ai ka “çelësat e ferrit dhe të vdekjes” (Apokalipsi 1:18).

Për shkak të fitores së Krishtit, vdekja e dytë nuk ka më fuqi mbi këdo që do t’ia besojë jetën e tij Perëndisë (Apokalipsi 2:11, 20:6).

Vdekja është një armik i mundur! Ringjallja e tij është prova e kësaj fitoreje. Krishti është fituesi dhe është privilegji ynë të marrim përfitimet e pabesueshme të pushtimit të Tij.

E vërteta tronditëse

Krishti, me vdekjen e Tij në kryq, tregoi të vërtetën tronditëse. Zoti e do secilin prej nesh më shumë se ekzistencën e Tij!

Me fuqinë e kësaj dashurie Krishti mundi mëkatin dhe vdekjen për ne.

Për shkak të ringjalljes së Krishtit, ringjallja dhe jeta e përjetshme e të gjithë ndjekësve të Tij është e siguruar: “Ja, unë po ju them një mister; nuk do të flemë të gjithë, por të gjithë do të ndryshojmë, në një çast, sa hap e mbyll sytë, në borinë e fundit, sepse do të bjerë boria, të vdekurit do të ringjallen të pakorruptueshëm dhe ne do të ndryshojmë. Sepse ky i prishshëm duhet të vishet me mosprishje dhe ky i vdekshëm duhet të vishet me pavdekësi. Kur ky i prishshëm të vishet me mosprishje dhe ky i vdekshëm të vishet me pavdekësi, atëherë do të përmbushet fjala që është shkruar: “Vdekja u gëlltit në fitore” (1 Korintasve 15:51-54).

Mendimi se Zoti e vlerëson jetën time më shumë se të Tijën, është përtej besimit!

Previous Story

Transportuesi Kinez Y-20 Barti për Herë të Parë Armë "Vdekjeprurëse" në Moskë - NATO: "Kina Nxit Konfliktin më të Madh në Europë"!

Next Story

Të Verbërit e 2013-s që Dalluan Rrëqebullin Rama

Latest from Info

Perëndia Trini

Që në moshë të vogël themi fjalët: “Besoj në një Perëndi…!” Kemi mësuar se Perëndia është