Të Verbërit e 2013-s që Dalluan Rrëqebullin Rama

11 vite më parë, njerëzit prisnin artistin të vinte në krye, që në fund të ishin të varur në nyje.

Artistin pas ngjalës, obezi i bëri podium ithtarie, teksa sot e shan me libër shtëpie.

Turmat, mezi prisnin të vinte ndryshimi me ngjyra dhe penele, erdhi në fakt dhe në fund kryeministri i bëri fërtele.

Por, ishin edhe disa të verbër në Shqipëri, që i thoshin popullit: “Jo! Mos, nuk votohet ky ditëzi!”

Por e votuan dhe janë sot, në arrati ose në marrëzi.

***

Teksa shfletoja një libërth, që koha e ka bërë bezhë, hasa këtë fabul të Ezopit, dhe gjeta në të, veten dhe të ngjashmit e mi të vitit 2013.

“I verbëri” (nga Ezopi)

Ai ishte një i verbër, që çfarëdo kafshe që i vendosnin në duar, e prekte dhe mund t’u tregonte se çfarë lloj krijese ishte.

Kështu një herë i dhanë një rrëqebull të vogël.

I verbëri e ndjeu dhe, duke mos qenë në gjendje ta hamendësonte me siguri, tha:

“Nuk e di se çfarë dreqin është, nëse është pjellë ujku apo dhelpre, apo ndonjë kafshë tjetër e tillë. Megjithatë, për një gjë jam i sigurtë: këtë krijesë nuk është e këshillueshme ta lini të udhëheqë kopenë e deleve.”

Previous Story

E Vërteta Tronditëse e Ringjalljes së Krishtit

Next Story

Fitorja e Madhe e Marine Le Pen – Por a do të Mjaftojë? - Ndoshta 'Po'!

Latest from Opinione

Perëndia Trini

Që në moshë të vogël themi fjalët: “Besoj në një Perëndi…!” Kemi mësuar se Perëndia është