Ankthi për atë që po vjen e çoi ish ministren e jashtme Dora Bakogianni të bëjë deklaratën: “Nuk duhej të përfshiheshim në luftën e Ukrainës”.
Pas dhënies së parë, të gjysmës së municioneve të Forcave të Armatosura greke.
Dora Bakogianni bëri një deklaratë tronditëse për luftën në Ukrainë duke pranuar që: “Luajtëm dhe humbëm”!
Deklaratat vijnë pasi ajo e sheh zgjedhjen e Trump si më të mundshme, me gjithçka që kjo nënkupton për politikën e jashtme të kryeministrit Mitsotakis, i cili kishte zgjedhur të përfshijë vendin në vijën e parë të fronit të luftës kundër Rusisë dhe duke dërguar sasi të mëdha municionesh në Ukrainë.
Megjithatë, siç percepton dhe përmend Dora Bakogianni, këto po ndryshojnë dhe pyetja kryesore është se në çfarë pozicioni do të gjendet Greqia tani më.
Gjatë fjalës së saj në tryezën e 28-të vjetore të “Tryezës së Qeverisë për Ekonominë” dhe rubrikës “Pse zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë kaq kritike”, motra e kryeministrit dhe deputete e Nea Dimikratia theksoi se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë kritikë, teksa iu referua rolit të Greqisë dhe rëndësisë për stabilitet në rajon dhe më gjerë.
E pyetur nëse Trump ka mundësi për një mandat të ri dhe se çfarë mendon ajo se do të ndryshojë në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, Dora Bakojanis deklaroi se lufta në Ukrainë nuk është prioriteti i parë për Trump.
“Unë nuk besoj se do të rrjedhin paratë në Ukrainë. Por ne nuk duhej të ishim përfshirë kurrë aty”, tha ajo.
“SHBA është në trazira, ka shumë ankth për rezultatin, si do të ndikojë në problemet e ndryshme me të cilat përballemi si në Europë, ashtu edhe në pjesën tjetër të botës, dhe si do të jetë NATO tani.
Marrëdhëniet franko-gjermane nuk janë marrëdhëniet që kemi njohur në të kaluarën. Europa po përballet me një sërë problemesh të reja dhe të vjetra”, theksoi Dora Bakogiannis dhe shtoi:
“Roli i SHBA-së është kritik si për Ukrainën, ashtu edhe për Lindjen e Mesme. Si do të punojë administrata e ardhshme amerikane, cilado qoftë ajo, për çështjen e Lindjes së Mesme?”.
“Për ne Lindja e Mesme është jashtëzakonisht e rëndësishme”, vazhdoi ish ministrja e jashtme e Greqisë dhe shtoi: “ne po ndjekim zhvillimet dhe jemi veçanërisht të shqetësuar, pasi siç e dini, Greqia është në një pozicion shumë specifik.
Ne jemi ndërmjetës të sinqertë për rajonin, jemi një vend që kemi dëshmuar në të kaluarën se mund të komunikojmë me të dyja palët, si Izraelin ashtu edhe palestinezët, në mënyrë efektive, por ja që shumë gjëra varen nga SHBA-të”.