Me një ligj të ri, mesazhet private të të gjithë qytetarëve nga aplikacionet Signal, Messenger, WhatsApp do të bëhen publike. Asgjë nuk do t’i fshihet më vëllait të madh që të kontrollojnë të gjithë dhe gjithçka. Gjëja qesharake është se shumë këmbëngulën se më i sigurti ishte aplikacioni Signal, por që edhe ky aplikacion ra.
Por asgjë në lidhje me internetin nuk është e sigurtë dhe nuk mbron të dhënat tona personale. Që në momentin që vendosim të hyjmë në internet, duhet ta marrim vendim që jemi të vëzhguar nga shumë anë.
Prandaj, ose vazhdojmë ta përdorim internetin për argëtim, apo për të fituar njohuri dhe nuk na intereson nëse po na shikojnë, përgjojnë, ndjekin, ose na shqetëson ndjekja dhe vendosim ta heqim ruterin, të ndërpresim marrjen e të dhënave nga smartfoni ynë dhe t’i kthehemi celularëve të parë.
Mesazhet private të të gjithë qytetarëve do të bëhen publike me ligj.
Prandaj, aplikacionet si Signal, Messenger dhe WhatsApp janë në shënjestër të legjislacionit të ri.
Një ligj i propozuar nga Bashkimi Europian, i cili thotë se autoritetet do të mund të skanojnë mesazhet private të qytetarëve për të zbuluar rastet e abuzimit të fëmijëve. E shihni sesi e gjejnë gjithmonë një arsye për të na kontrolluar dhe spiunuar.
Masa, nëse hyn në fuqi, përfaqëson një rrezik shumë të madh në enkriptimin (E2EE), tha në deklaratat e saj Meredith Whittaker, presidente e Fondacionit Signal, krijuese e aplikacionit të njohur të mesazheve Signal.
Në fakt, një raport i fundit zbuloi se mesazhet audio do të përjashtohen nga legjislacioni i ri dhe se përdoruesit do të duhet të pranojnë që mesazhet e tyre të skanohen, duke pranuar kushtet e përditësuara të përdorimit kur të zbatohet masa. Ata që nuk e bëjnë do të mund të vazhdojnë të përdorin shërbimin, por pa dërguar përmbajtje vizuale dhe lidhje.
Apple ishte i pari që u përpoq të zbatonte një masë të ngjashme, duke skanuar iCloud-in e përdoruesve për fotografitë e abuzimit të fëmijëve, por përfundimisht e braktisi idenë pas një reagimi gjithëpërfshirës. Aplikacione të tilla si Signal, Messenger dhe WhatsApp janë në shënjestër nga legjislacioni i ri.
Le të shohim, a do ta marrin njerëzit me qetësi apo do të shqetësohen për këtë lloj kontrolli dhe “spiunazhi”?