Ish Shefi i Ushtrisë Britanike: Do të Dridheni po të Dini sa të Vogla Janë Forcat Tona Kundër Rusisë!

/

“Nuk ka sesi të mund të konkurrojmë me kompleksin e Rusisë, Kinës dhe Iranit”, tha ai me bindje.

Gjenerali Sir Patrick Saunders, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike deri një muaj më parë, i tha gazetës Times se, Rusia, Kina dhe Irani janë “fuqitë e reja të boshtit”, duke paralajmëruar se një Luftë e Tretë Botërore do të ishte e mundur brenda pesë viteve të ardhshëm, nëse kundërmasat nuk merren, pasi numri i trupave të NATO-s aktualisht është “tmerrësisht i vogël”.

Megjithatë, eksperti ushtarak tha se konflikti nuk ishte i paramenduar, pasi anëtarët e NATO-s, përfshirë Britaninë e Madhe, për të hyrë në konflikt duhet të përmirësojnë ndjeshëm armët e tyre.

“Shumica e vlerësimeve thonë se kemi diku midis pesë dhe dhjetë vjet, përpara se Rusia të riorganizohet dhe të jetë në gjendje të paraqesë llojin e kërcënimit që ishte edhe përpara luftës në Ukrainë”, tha Sir Patrick Saunders.

“Nëse marrim hapat e duhur tani, nëse adresojmë kërcënimet dhe boshllëqet në aftësitë tona, nëse modernizojmë forcat tona të armatosura, nëse e bëjmë shoqërinë dhe Britaninë e Madhe më elastike, kështu do ta parandalojmë. Nëse e bëjmë këtë, shanset janë të pakta. Nëse nuk e bëjmë, kjo rrit mundësinë dhe inkurajon Rusinë, Kinën dhe Iranin”.

Duke u ndalur në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Patrick Saunders tha se forcat e armatosura nuk ishin më aq të forta për të nisur operacione të tilla, si dikur pushtimi i Irakut jugor në vitin 2003, apo edhe i Ishujve Falkland në vitin 1982.

“A mund t’i bashkoni dy brigadat që pushtuan Falklandet?”, u pyet. “Po, sigurisht që mundemi”, tha ai.

“Por a mund t’i çojmë ata atje? A mund të kemi forcën goditëse me këto trupa? Jo!”.

Dhe ndërsa gjenerali nuk zbuloi madhësinë e stoqeve aktuale të ushtrisë, ai i tha gazetës se nëse britanikët do të mësonin numrin e armatimeve do të dridheshin dhe do u ngriheshin qimet përpjetë.

Previous Story

Marrëveshja Zelenski-Tusk: Polonia të Rrëzojë Raketat & Dronët Rusë mbi Ukrainën Perëndimore

Next Story

Erdogan: NATO Nuk Duhet të Përfshihet në Konfliktin e Ukrainës

Latest from Info

Polemika e Madhe (3)

Problemi i Universit! Cili është problemi kryesor në këtë luftë për jetë a vdekje? Qeveria e