Qëndrimet e Erdogan në Raport me NATO-n & SHBA-të për Ukrainën & Izraelin, Largojnë Ramën nga Pushteti

/

Kur pushtetin nuk e fiton por të dhurohet, kur pushtetin e vjedh për ta patur, kur pushtetin e mban sepse duan të tjerët të ndodhë kështu, do ta humbasësh papritmas dhe me dhimbje.

Dhe jo vetëm kaq! Kujtdo në histori, që Fuqitë e Mëdha i kanë falur pushtet pa limit, për të marrë atë që kanë dashur, apo qoftë edhe aksidentalisht, nëse mund të ketë edhe ndonjë aksident në politikë, në fund e kanë ekzekutuar.

E kam thënë prej kohësh, Ramën dhe PS-në mes SPAK, ata “të mëdhenjtë” e planetit, po i sfilitin dhe asgjësojnë, duke i mbajtur në këmbë. Nuk besoj se ka torturë dhe turp më të madh sesa ky.

Ramën pa më të voglin dyshim e solli në pushtet ndikimi i Soros në Departamentin e Shtetit Amerikan dhe ndërhyrjet e tyre në politikën shqiptare. Dhe këtë e dinë shumë mirë edhe Sali Berisha, edhe Ilir Meta.

Por, themelet e pushtetit të Ramës hidheshin dhe konsolidoheshin me kontributin edhe të atit otoman. Dhënia e pushtetit prej amerikanëve kishin edhe “uratën” e tij, pas premtimesh për bindje absolute, të Ramës pra, ndaj Erdoganit.

Rama përpara fitores së tij të vitit 2013, shkoi tek baba Erdogani. Edhe pas fitores atje e mbajti frymën.

Më kujtohet si të jetë sot, që ceremonia e parë qeveritare në 2013 ishte një ndihmë ushtarake prej 4 milionë dollarë që na dërgonte Sulltani Erdogan nga Stambolli, në Tiranën e shallvareve, që me tam-tame dhe fiesta alla turka me kodhelë që u bënë kartelë, e promovuan ndihmën ushtarake turke siç i shkonte përshtat.

Dhe e njëjta gjë ndodh në çdo periudhë zgjedhore që pason. Rama para dhe pas zgjedhjeve shkon tek ati i tij Erdogan dhe vlen të theksojmë se ka instaluar një sistem thuajse erdoganist edhe në Shqipërinë që e ka shndërruar në një Turqi të vogël.

Sot Turqia me Bashkimin  Europian ka raportet më inegzistente të mundshme, përjashtojmë disa marrëdhënieve bilaterale me disa vende, si me Gjermaninë për shembull, pasi Turqia zyrtarisht ka bërë kërkesë për t’u anëtuar në BRICS. Automatikisht ka dalë nga çdo pretendim për të qenë ndonjëherë në BE.

Sot Turqia është vendi anëtar i NATOs, tek i cili NATO jo vetëm që nuk ka besim, por në thelb e ka shqetësim dhe nuk e ka më aleat, pasi qëndrimet e Turqisë lidhur me NATO-n dhe strategjitë e saj në Ukrainë dhe Gaza / Izrael, janë qëndrime diametralisht të kundërta.

Turqia nuk është duke flirtuar me Rusinë, Turqia është aleat i padyshimtë i Rusisë, sepse nuk mund të bëjë ndryshe, kryesisht për arsye ekonomike.

Dy miq ka Erdogani në Ballkan, Vuçiç dhe Rama. Kjo i thotë të gjitha.

Amerika e di mirë këtë, Amerika e di mirë që Rama është peng i Erdogan dhe në këto kushte Rama shndërrohet automatikisht në njeriun më të pabesueshëm tani më.

Jo vetëm kaq. Korrupsioni masiv, i përmasave të paimagjinueshme i Ramës dhe Qeverive të tij, nuk e lënë indiferente Amerikën, që sistemin e drejtësisë e krijoi që të kontrollojë Shqipërinë. Dhe si kontrollohet Shqipëria? Duke vënë nën kontroll qeverinë dhe drejtuesit e saj, pikërisht mes drejtësisë.

Një njeri i korruptuar deri në grykë, nuk ka sesi të jetë aleat i qëndrueshëm, as i besueshëm dhe këtë amerikanët e dinë shumë mirë dhe e njohin edhe si teori në politikën praktike. Dhe korrupsioni në qeverisje i Ramës i ngjan skajshëm korrupsionit të Erdoganit në Turqi, por edhe forma qeverisëse i ngjan atij, edhe forma sesi imponohet pushteti tek popullata i ngjasojmë Turqisë, por edhe metodat që përdoren për të larguar njerëzit e mençur, inteligjentë, profesionistë dhe të pakorruptueshëm, duke spastruar terrenin dhe duke i nxjerrë jashtë shteti, janë tipike erdoganiste, që nuk ka lënë kundërshtar intelektual pa e burgosur. Rama nuk burgos dot, por dëbon dhe e bën me sukses.

Erdogan deklaron se do të bashkëpunojë edhe me Hamas kundër Izraelit, pro Palestinës, me kreshento politike ekstreme që e kanë bërë Amerikën dhe NATOn të mendojnë sesi do ta heqin qafe edhe atë.

Pushteti korrupton. Dhe pushteti absolut korrupton absolutisht.

Qëndrimet e Erdoganit do e largojnë shumë shpejt Ramën nga pushteti.

Do të duket sikur e rrëzojnë shqiptarët, skenari do të jetë hollywood-ian, kështu do t’i jepen disa vlera edhe atij pak populli që ka mbetur, për t’u dukur se përmbysjen e solli sërish populli heroik shqiptar.

NATO dhe SHBA e duan Shqipërinë dhe Adriatikun, u duhet!

Previous Story

Çfarë Thanë 10 Ateistë të Famshëm Përpara Vdekjes?

Next Story

Raketat Ruse Fluturuan 50 Metra mbi Kiev - Spitali i Kievit u Godit nga Raketë Amerikane Patriot

Latest from Info