Joe Biden Pozitiv me COVID-19

/

Orgji diskutimesh për dorëheqjen nga zgjedhjet e nëntorit.

Ende nuk dihet saktësisht gjendja e tij shëndetësore.

Një orgji diskutimesh ka shpërthyer në lidhje me njoftimin e afërt të tërheqjes së presidentit amerikan Joe Biden nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale të nëntorit 2024.

Shkak i diskutimeve është nga njëra anë deklarata e presidentit amerikan se do të shqyrtonte mundësinë e daljes në pension, nëse do të kishte një arsye serioze mjekësore dhe nga ana tjetër konfirmimi nga Shtëpia e Bardhë se ai është diagnostikuar pozitiv me COVID- 19, por me simptoma të lehta, siç raportohet deri më tani.

Biden, i cili do të fliste dje në një aktivitet në Nevada, anuloi prezencën e tij për arsye mjekësore, që në fund të fundit lidhen me koronavirusin.

Vihet re se më herët presidenti amerikan në një konferencë për gazetarët nga Shtëpia e Bardhë, u pyet nëse ka ndonjë arsye që do ta bënte atë të rishikonte qëndrimin e tij në garën presidenciale.

Në përgjigjen e tij, presidenti amerikan tha:

Nëse do të konfirmohet gjendje mjekësore që do të duhet të dal nga gara, nëse dikush, nëse mjekët pra do të vinë të më thonë se ke këtë apo atë problem…”.

Previous Story

Jeni Gati?

Next Story

Kuptimi i Pagëzimit

Latest from Info