NATO do të Rrëzojë Raketat Ruse Nëse i Afrohen Hapësirës Ajrore të Shteteve Anëtare!

/

Të dielën, një raketë lundrimi ruse hyri në hapësirën ajrore polake për 39 sekonda.

Zëvendësministri i Jashtëm polak Andrzej Seyna, dy ditë pasi Varshava pretendoi se hapësira ajrore e saj ishte shkelur, tha se NATO po shqyrton të rrëzojë raketat ruse nëse ato afrohen shumë me kufijtë e shteteve anëtare të Aleancës!

Qeveria e Polonisë njoftoi të dielën se një raketë lundrimi ruse e gjuajtur gjatë natës në qytete në Ukrainën perëndimore hyri në hapësirën ajrore polake për 39 sekonda.

Ministria e Mbrojtjes së Polonisë siguroi se të gjitha sistemet e mbrojtjes kundërajrore janë aktivizuar dhe se kjo raketë do të rrëzohej nëse do të kishte treguesin më të vogël se po shkonte drejt një objektivi në tokën polake.

Dje, zëvendësministri i Jashtëm polak Andrzej Seyna i tha radiostacionit RMF24 se: “konsiderata të ndryshme janë duke u analizuar në NATO” pas këtij incidenti, duke përfshirë mundësinë që “raketat të rrëzohen nëse ato afrohen shumë me kufijtë” e shteteve anëtare të aleancës, përfshi edhe Poloninë.

Por diçka që “mund të bëhet vetëm me marrëveshjen e palës ukrainase dhe duke marrë parasysh pasojat ndërkombëtare”, shtoi zoti Seina.

Varshava dënoi që ambasadori rus në Poloni injoroi thirrjet e saj zyrtare në Ministrinë e Jashtme për të protestuar ndaj incidentit me raketa.

Diplomacia polake më vonë raportoi se Ministri i Jashtëm Radoslaw Sikorski diskutoi këtë çështje me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gjatë bisedës, z. Stoltenberg “kujtoi se NATO ka rritur shumë vigjilencën dhe ka forcuar pozicionet e saj në krahun lindor të aleancës, veçanërisht në Poloni”, tha dje një zyrtar i lartë i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Polonia njoftoi në fund të dhjetorit se një raketë ruse kishte shkelur hapësirën e saj ajrore gjatë rrugës për në Ukrainë përpara se të dilte prej saj, disa minuta më vonë.

Gjithmonë sipas autoriteteve polake, një vit më parë, një tjetër raketë lundrimi ruse, e tipit KH-55 – e aftë të mbante koka luftarake konvencionale dhe bërthamore – u rrëzua në Poloni, por rrënojat e saj nuk u gjetën deri në prill 2023 nga një kalimtar në një pyll, afër Bydgoszcz (në veri), rreth 500 km nga kufiri lindor i vendit.

Dhe, në nëntor 2022, dy persona u vranë kur një raketë kundërajrore ukrainase u ul në fshatin polak Sewodów, shumë afër kufirit me Ukrainën.

Previous Story

Josep Borrell: "Nuk i Ndihmojmë Ukrainasit Sepse i Duam, por që SHBA të mos Humbasë Hegjemoninë e Saj"

Next Story

Goditje e Madhe për Logjistikën e SHBA-ve

Latest from Info

Perëndia Trini

Që në moshë të vogël themi fjalët: “Besoj në një Perëndi…!” Kemi mësuar se Perëndia është