Anija e Mbytur në Detin Balltik & Hambari Plot me Shishe Shampanje!

/

Një gërmadhë e zbuluar në fund të Detit Baltik, me një hambar plot me kuti shampanje.

Ajo daton nga shekulli i 19-të.

Zhytësit polakë njoftuan sot se zbuluan javën e kaluar në brigjet suedeze të Detit Baltik një anije të mbytur, të shekullit të 19-të, hambari i së cilës është është e mbushur me kuti shampanje dhe objekte porcelani.

“Hambari është plot me kuti shampanje, ujë mineral dhe objekte porcelani”, tha për AFP Thomas Stakura, kreu i ekipit të zhytjes Baltictech.

Sipas tij, në mesin e sendeve të gjetura ishin rreth njëqind shishe shampanjë.

“Kam 40 vite që zhytem, ndodh shpesh që të ketë një ose dy shishe… (por) të hasësh një anije me një ngarkesë të tillë, nuk më ka ndodhur kurrë më parë”, theksoi Stakura.

Zbulimi, i bërë rreth 20 milje detare në jug të ishullit suedez Eland, ishte kryesisht rezultat i fatit, sipas zhytësve që kanë krehur fundin e Detit Baltik për rrënojat e tij, për vite me radhë.

“Ne ishim duke eksploruar vende të reja në shtratin e detit, thjesht nga kurioziteti kur hasëm pikërisht në këtë rrënojë të nëndetit” vuri në dukje Stakura.

Zbulimi i ujit mineral në shishe balte të mbyllura bëri të mundur vërtetimin se anija u mbyt në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të.

“Arritëm të fotografonim një pullë në një shishe, e cila doli të ishte marka gjermane Selters dhe pullat kanë një formë të caktuar të asaj kohe”, shpjegoi Stakura.

Zhytësit informuan autoritetet rajonale suedeze për zbulimin e tyre.

Ata gjithashtu theksuan se kutitë e shampanjës nuk do të eksportohen së shpejti për shkak të kufizimeve administrative.

“Ka 170 vjet në shtratin e detit, kështu që le të pushojë edhe një vit, do të kemi më shumë kohë për t’u përgatitur siç duhet për këtë operacion”, përfundoi Stakura.

Previous Story

Turqi: Shuplaka & Grushta në Parlamentin - U Nxehën Gjakrat (video)

Next Story

Frika për Një Gusht Historik për nga Temperatuarat

Latest from Info