Taksë e re mbi pronat mbi 5 milionë dollarë që nuk përdoren si vendbanim kryesor.
Synon të rrisë të ardhurat publike.
Kryetari i bashkisë së New York, Zoran Mamdani, po promovon një masë të re tatimore për super të pasurit, duke njoftuar vendosjen e një takse mbi shtëpitë luksoze me vlerë mbi 5 milionë dollarë që nuk përdoren si vendbanim kryesor.
Siç deklaroi ai në një postim në rrjetet sociale, “kur u zgjodha, thashë se do t’i taksoja të pasurit. Epo, sot, ne po i taksojmë të pasurit”, duke prezantuar taksën e re pied-a-terre që synon kryesisht pronat në pronësi të banorëve të pasur jo të përhershëm.
Masa do të vendosë një taksë mbi pronarët e shtëpive luksoze që mbeten bosh për pjesën më të madhe të vitit, me qëllim rritjen e të ardhurave shtetërore. Vlerësohet se mund të gjenerojë rreth 500 milionë dollarë në vit nëse miratohet në buxhetin e shtetit.
Guvernatorja e shtetit, Kathy Hokul, mbështeti iniciativën, duke vënë në dukje se ata që mund të përballojnë të zotërojnë shtëpi të dyta luksoze mund të kontribuojnë më shumë në të ardhurat shtetërore. Në të njëjtën kohë, ajo tha se jo rezidentët nuk paguajnë tatimin mbi të ardhurat në qytet, gjë që krijon çekuilibra.
Masa është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të balancuar buxhetin, me qytetin që përballet me një defiçit të konsiderueshëm buxhetor. Sipas kryetarit të bashkisë, qëllimi është që të taksohen më drejt ata që përdorin tregun e pasurive të paluajtshme si një mjet për të ruajtur pasurinë, pa kontribuar në mënyrë proporcionale në ekonominë e qytetit. Ndërkohë që këta persona paguajnë çdo vit taksën mbi pronën.
Propozimi vjen pas diskutimeve më të gjera rreth taksimit të bizneseve me të ardhura të larta dhe të mëdha në New York dhe vlerësohet se do të ndikojë në dhjetëra mijëra prona që përdoren vetëm herë pas here ose në mënyrë sezonale.
Këto janë format komuniste të tatimit në një sistem kapitalist nga një vegël në duart e globalistëve që synonin rrënimin e Shteteve të Bashkuara. Po Mamdani vetë është i pasur apo një ndër ata me të ardhuar 2 mijë dollarë në muaj? Sepse fushata e tij ishte një prej më të shtrenjtave në historinë e qytetit.
Fushata e Mamdanit ishte një fushatë për të varfërit e New York që kushtoi afrio 100 milionë USD. Ky është paralogu dhe absurdi, ndaj dhe islamisto-komunisti duhet ndalur me çdo mjet dhe formë.


