Tragjedi në Indonezi: Rrëzohet Helikopter Privat & Vriten Tetë Persona

/

Helikopteri u zhduk nga radari disa minuta pas ngritjes.

Ekipet e shpëtimit i gjetën personat që ndodheshin në helikopter në një zonë të vështirë pyjore.

Tetë persona vdiqën kur një helikopter privat u rrëzua në ishullin Borneo në Indonezi, sipas një deklarate nga ministria e transportit të vendit. Midis viktimave janë dy pilotë dhe gjashtë pasagjerë, ndërsa helikopteri mbante edhe një shtetas nga Malajzia.

Kontakti me helikopterin, i cili ishte prodhuar nga Airbus dhe ishte në pronësi të kompanisë lokale Matthew Air Nusantara, humbi rreth pesë minuta pasi u ngrit nga provinca West Kalimantan të enjten në mëngjes. Shkaqet e rrëzimit nuk dihen ende.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të autoritetit të aviacionit civil, ekuipazhi nuk dërgoi sinjal rreziku përpara se të humbiste komunikimi, ndërsa autoritetet konfirmuan se të gjithë në bord janë të vdekur.

Ekipet e shpëtimit i gjetën viktimat në mbrëmjen e së njëjtës ditë, në një zonë me mbulesë të dendur pyjore dhe terren të pjerrët, gjë që i bëri të vështira operacionet e kërkim-shpëtimit.

Indonezia, një arkipelag i gjerë me mijëra ishuj, mbështetet shumë në transportin ajror për udhëtime.

Megjithatë, vendi është përballur vazhdimisht me probleme serioze të sigurisë në fluturime, me disa aksidente fatale të regjistruara vitet e fundit si në aeroplanë, ashtu edhe në helikopterë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Grabitje e Armatosur në Një Bankë në Napoli: Peng për Dy Orë & Një Arratisje Kinematografike Përmes Një Tuneli!

Next Story

Çmendina NY: Mamdani po Mban Premtimin & po Taton të Pasurit

Latest from Info