Ky udhëheqësit e shteteve u takuan në mesantë, para dy ditësh, në Moskë.
Po vijnë surpriza? Pse ky takim me ngut, në mesantë, mes Putin dhe al-Assad?
Kremlini deklaroi se “në mbrëmje, vonë, presidenti Putin u takua me presidentin e Republikës Arabike të Sirisë Bashar al-Assad”.
Assad shkoi në Rusi dhe padyshim çështja në Lindjen e Mesme ka qenë dikutimi kryesor i axhendës së takimit.
Gjithmonë pas takimesh të rëndësishme të Assad jashtë vendit, ndodhin ngjarje të rëndësishme. Pas kthimit të tij nga Pekini vjet më 5 tetor 2023 u godit pa shkak Akademi Ushtarake e Homs, me prezencën atje të Ministrit të Mbrojtjes dhe pas dy ditësh filluan ngjarjet me Palestinën, ato të 7 tetorit.
Presidentët folën për zhvillime të vrullshme në Lindjen e Mesme, ku situata është gjithmonë e më shumë e tensionuar, si dhe parashtruan skenarë të mundshëm zhvillimesh, përplasjesh.
Veç të tjerash presidentët folën edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar mes Rusisë dhe Sirisë, raporton al.watan.
Postimi i Presidentit sirian në platformën X për vizitën e tij në Moskë.
Presidenti sirian vlerëson se Rusia dhe Siria janë përballë sfidash të mëdha, por të dyja vendet gjithmonë i kanë tejkaluar vështirësitë, duke vënë në dukje besimin e ndërsjelltë mes vendeve dhe respektin reciprok mes dy popujve.