Deklaratë Provokuese nga Parisi: “Krishtërimi Është Një Grupim Fetar”!

/

Deklaratë e paimagjinueshme nga përfaqësuesi i L.O. “Paris 2024”: “Krishtërimi është një grup fetar”!

Drejtori Artistik: “Këtë shfaqje e bëra se më ngacmonin që fëmijë”!

Në vend që të fshihen dhe të zhduken nga planeti, kanë guximin të flasin për “tolerancë” për transvestitë, që poshtëruan Jezu Krishtin.

Deklarata e paimagjinueshme e zëdhënëses së Paris 2024, Ann Deschamps për skenën tronditëse të poshtërimit të Jezu Krishtit dhe dishepujve të tij nga transvesti, në një konferencë shtypi, zonja në fjalë pretendoi se krishterimi është… “grupim fetar”!

Vetëm kjo shpjegon mënyrën sesi u sollën, të përzgjedhurit e Macron me fenë / besimin e krishterë, në Francën dikur të devotshme, ndonëse katolike.

Kështu, duke u përpjekur të justifikojë mjerimin, Anne Deschamps kërkoi “një falje për katolikët dhe të krishterët e tjerë që mund të jenë ofenduar nga parodia e veprës së famshme të Leonardo da Vinçit “Darka e Fundit” gjatë ceremonisë së hapjes të premten”, duke shtuar se:

“Është e qartë se nuk kishte asnjë qëllim për të treguar mungesë respekti ndaj ndonjë grupi fetar”, tha ajo me guxim të paimagjinueshëm, duke e zhvendosur krishterimin në një “grupim fetar”!

Dhe sigurisht vazhdoi me apoteozën e filozofisë së agjendtë, se: “Ceremonia e hapjes u përpoq të kremtonte tolerancën brenda komunitetit. Besojmë se ky qëllim është arritur. Na vjen shumë keq nëse njerëzit u ofenduan!

Toleranca ndaj njerëzve që tallen? Asnjë tolerancë nuk duhet treguar me këta! Ashtu siç nuk treguan “tolerancë” ndaj Birit të Zotit, dishepujve të Tij dhe mësimit kryesor të Krishtërimit!

Në të njëjtën kohë, homoseksuali, drejtori artistik i ceremonisë së hapjes, 42-vjeçari Thomas Jolly që krijoi veprën, “kërkoi falje”, duke thënë: “në Francë kemi të drejtë ta duam njëri-tjetrin, ashtu siç duam, me kë të duam, në Francë kemi të drejtë të besojmë dhe të mos besojmë.

Në Francë kemi shumë të drejta. Doja të dërgoja një mesazh dashurie, përfshirjeje, nuk doja të ndaja.

Unë kam njohur armiqësi dhe urrejtje që në fëmijëri, sepse kam qenë viktimë e ngacmimeve.

Gjithmonë kam dashur ta luftoj këtë armiqësi përmes teatrit, i cili nderon veçantinë e secilit”.

Përveç kësaj, regjisori vuri në dukje se spektakli që ai prezantoi, në të cilin punoi me bashkëpunëtorët e tij për rreth dy vjet, promovoi “idetë demokratike të përfshirjes, gjithëpërfshirjes, mirësisë, bujarisë dhe solidaritetit”.

Nga sa më sipër lexoni, nuk pendohen për asgjë, gjithçka e kanë bërë me koshiencë dhe vetëdije të plotë, kanë qenë të destinuar të blasfemojnë dhe të na fyejnë, ne të krishterëve, kjo që kërkojnë nuk është falje, përkundrazi i vendosën edhe një tabelë Krishtërimit, “grupim fetar”.

Previous Story

Shën Petersburg: Inspektimi i Përbashkët i Flotës Ruse & Kineze nga Putin - "Do t'i Përgjigjemi NATO-s"!

Next Story

Presidenti Turk Erdogan Paralajmëron Tel Avivin Për Luftë Nëse Pushton Libanin: "Do të Futemi në Izrael"!

Latest from Info

Drejt Një Feje Universale

Ekumenizmi fetar, i cili manifestohet përmes takimeve ndërkristiane dhe ndërfetare, synon të gërryejë ngadalë fetë e