“U tronditëm nga tallja që i bëtë Zotit!”
Tërbim kundër Macron nga të krishterët në mbarë botën.
Në një lëvizje të paprecedent kaloi komapnia “C Spire”, kompania më e madhe e telekomunikacionit në Misisipi dhe ofruesi i gjashtë më i madh wireless në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar vendimin e saj për të tërhequr reklamat e saj nga Lojërat Olimpike të Parisit 2024.
Ky vendim vjen si përgjigje ndaj ritualit të poshtër, fyes dhe përpjekjes, për të banalizuar krishterimin, që u miratua nga vetë presidenti francez E. Macron.
C Spire, me qendër në Ridgeland, Mississippi, e bëri të qartë pozicionin e saj në një postim në mediat sociale të shtunën.
“U tronditëm nga tallja e Darkës së Fundit gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit. C Spire do të tërheqë reklamat e saj nga Lojërat Olimpike”, thuhet në postim.
Thomas Jolly, drejtori artistik përgjegjës për ceremoninë, mbrojti performancën e diskutueshme gjatë një konference për shtyp të shtunën.
Jolly sqaroi se qëllimi i tij ishte të festonte diversitetin e Francës, një vend i njohur për qëndrimin e tij progresiv ndaj të drejtave LGBTI+.
“Vullneti im është të them se ne jemi një “ne” e madhe”, shpjegoi Jolly. “Në Francë kemi të drejtë ta duam njëri-tjetrin, si të duam, me kë të duam. Në Francë, ne kemi të drejtë të besojmë dhe të mos besojmë. Në Francë kemi shumë të drejta”.
Vendimi i C Spire gjeti gjithashtu mbështetje nga Guvernatori i Misisipit, Tate Reeves. Guvernatori përgëzoi kompaninë për vendimin e saj për t’iu kundërvënë asaj që ai e përshkroi si një akt fyes.
“Jam krenar që shoh sektorin privat të Mississippi-t duke marrë një qëndrim dhe duke vendosur kufij”, shkroi Reeves në mediat sociale. “Zoti nuk mund të tallet. C Spire vendosi arsyen dhe bëri aktin e përshtatshëm.”
Deri më tani, mbetet e pasigurt nëse kompanitë e tjera amerikane do të ndjekin shembullin e C Spire duke tërhequr reklamat e tyre nga Lojërat Olimpike. Lojërat verore pritet të vazhdojnë deri të dielën më 11 gusht 2024.