Situata e krijuar në Lindjen e Mesme “zgjon” makthet më të këqija të njerëzimit.
Ora e Fundit, ora e Apokalipsit, një matës simbolik që tregon sesa larg jemi nga shkatërrimi i njerëzimit dhe për disa se, kur do të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore, mund të ketë ndalur në 90 sekonda para ‘mesnatës’ në vitin 2024. Por pas ngjarjeve të fundit, shqetësimi që do të shpërthejë një luftë në shkallë të gjerë, me pasoja të pallogaritshme është evidente dhe shumë afër realitetit që po përjetojmë.
Perëndimi duket se po i shikon i mpirë dhe i ngurtësuar zhvillimet në Lindjen e Mesme. Por a është kështu apo ka pasur një plan specifik për ta sjellë luftën në derën e Teheranit?
Që nga mesi i viteve 1990, stërvitjet në letër si dhe përgatitja e NATO-s në nivel diplomatik dhe në nivel të shërbimeve sekrete, synonin krijimin e një “krize” në Iran dhe krijimin e alibisë për ndërhyrjen e forcave ushtarake perëndimore atje.
Nëse disa bëjnë pyetjen pse në Tokën e Shenjtë ku lindi Jezu Krishti dhe bëri mrekulli, perëndimi i krishterë nuk vuri të gjitha forcat dhe burimet e tij për të zgjidhur çështjen, përgjigja është e vështirë për t’u dhënë!
Por ndoshta po aq e thjeshtë. Kush mohon, pëson!
Në mesin e viteve 1990 në Napoli, në selinë e përgjithshme të NATO-s, në Af jug, filloi proçesi i monitorimit më të plotë të zonës dhe përgatitjes së krahut ushtarak të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Gjithçka që ka ndodhur në atë kohë dhe tani mund të mos justifikojë asgjë, por sigurisht justifikon situatën në të cilën ndodhemi sot.
Supozohet se që nga 7 tetori 2023, kur filloi lufta në Gaza, po bëhen përpjekje për t’i dhënë fund.
Dhjetë muaj më vonë na bëjnë të ditur se përpjekjet për ndërmjetësim që nisën pas fundit të nëntorit kanë dështuar.
Kujdes, një nga vendet e përfshira është Izraeli!
A ka ndokush ndonjë dyshim se Uashingtoni, Berlini, Parisi dhe Brukseli në përgjithësi nuk e dinin se kjo luftë po rriste tensionin në Lindjen e Mesme dhe se ishte vetëm çështje kohe para se gjërat të përkeqësoheshin?
Sigurisht që nuk kishte asnjë dyshim pasi, vendet e përfshira janë në thelb Izraeli me aleatin e tij kryesor SHBA-në, nga njëra anë dhe nga ana tjetër Irani me aleatët e tij, Irakun, Sirinë, Libanin dhe Jemenin.
Pra duan të na bindin se nuk kanë fuqinë në Shtëpinë e Bardhë për “të rrëmbyer” Benjamin, i cili në një kohë kur gjërat rrezikojnë të marrin përmasa të pakontrollueshme, deklaron se i ka dhënë “goditje të rënda armiqve” të vendit të tij në 24 orët e fundit, duke iu referuar me emër Fouad Shukr, pa përmendur sigurisht sulmin ndaj Teheranit, edhe pse të gjithë po “shikojnë” drejt Tel Avivit.
Reagimi i Perëndimit është inekzistent, i dobët deri në atë pikë sa po të mos ishte situata kaq serioze do të konsiderohej qesharak.
Për shembull, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, duke treguar edhe një herë papërshtatshmërinë e tij për postin që mban, deklaroi se sulmet në Bejrut dhe Teheran përbëjnë një “përshkallëzim të rrezikshëm” dhe asnjë koment.
Ashtu si Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili gjatë gjithë kësaj kohe ka shkuar në Lindjen e Mesme duke u takuar me të gjithë të përfshirët, gjithçka që bëri ishte apeli për “përpjekje” të vazhdueshme për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës! A e kuptoi këtë kreu i diplomacisë amerikane nga vizitat e tij në rajon?
Apo nuk e ka “kuptuar” se nëse Irani sulmon drejtpërdrejt Izraelin, situata do të jetë aq jashtë kontrollit sa akrepat e orës simbolike të “apokalipsit” do të godasin mesnatën!
Kështu kuptuan ata në Uashington, ndërkohë që në të njëjtën kohë, Katari, një vend me një rol qendror në negociatat indirekte, tani po pyet nëse është e mundur që të vazhdojë ndërmjetësimi?
A është kjo, ajo që kuptuan ata në Shtëpinë e Bardhë, apo është ajo çfarë duan që ne të besojmë?
Dhe paradoksi: Shtëpia e Bardhë gjykoi se sulmet në Teheran dhe Bejrut “nuk ndihmojnë” dhe përshkallëzojnë tensionet në rajonin e Lindjes së Mesme, me një gjuhë të vakët, si të mos jetë duke ndodhur asgjë.
Diçka e madhe vjen që do të zgjatë në kohë!
#tëjenigati #qëndronivigjilentë