Ky ishte filmi i vetëm kundër ‘Deep State’, producenti i të cilit u vra, pa mbaruar ende xhirimet.
Një film që parashikonte ato që u tentua dhe po tentohet të jetojmë sot, disa në një formë edhe po i përjetojmë.
Një film dokumentar i mrekullueshëm, nga producenti amerikan David Crowley (Minesota, USA, 2014).
Crowley e titulloi filmin e tij “Shteti Gri” dhe mbi një letër blu dizenjojmë një lloj “Revolucioni Rus”.
Crowley thoshte se, nuk jetojmë në një shtet diktatorial, por jetojmë në një shtet policor. Duket të jetë një lojë shifrash, thoshte, dhe për momentit duket se jemi të humbur.
Por producenti i filmit nuk do të jetonte dot për të parë filmin e tij, pasi në janar 2015, një dorë makabre dhe një armë e nxehtë i mori jetën atij, bashkëshortes së tij dhe vajzës së tij. Të tre u gjetën të vrarë në banesën e tyre në Minesota.
Çfarë ndodhi brenda atyre murreve, mbeti një mister, një enigmë. Qeveria Obama bëri një ASGJË gjigante për të zbuluar të vërtetën, por u bë gjithçka për të zhdukuar dhe eliminuar prova dhe fakte.
Ja, të tilla ngjarje, kredibilitetin e një qeverie, e shndërrojnë në një term pa sens.
Mesa duket, kur jemi të vërtetë dhe të suksesshëm, për disa, nuk duhet të jemi…!
Kur shteti investigoi atë që po prodhonte Crowley, u trondit, ndaj dhe duhet ta zhbënte dhe u gjend zgjidhja, asgjësimi fizik.
Ishte shkruesi dhe producienti i filmit dokumentar më kondravers në historinë moderne. Por dikush, apo disa nuk e donin këtë produksion.
Çfarë kërcënuese kishin mendimet e Crowley për shtetin?
Çfarë dinte ai që përbënte kërcënim për shtetin?
Ka shumë filma Hollywood-i me tema apokaliptike, me subjekte diabolike, apo skena horrori, me shenja dhe simbole satanike dhe sekrete, por producientët dhe drejtorët e këtyre filmave janë ende në jetë dhe jo vetëm kaq, janë milionerë.
Ndërsa Crowley u vra përpara përfundimit të filmit të tij. Pse?
Ku qëndron, apo cili është elementi i rrezikshëm i filmit “Shteti gri”? Mos ndoshta fakti që Crowley kishte deklaruar se filmi mbështetej mbi fakte dhe plane reale, e bënte atë të rrezikshëm dhe destabilizues për shoqërinë amerikane?
Hollywood-i nuk ishte mësuar me të tilla tema, të cilat zbulonin të vërteta sekrete të kupolës okulte, që zbulonin realitetin që fshihej prapa një shteti mbi shtetin oficial.
Në thelb Crowley po përpiqej të na tregonte një sekret, ndaj dhe shpesh deklaronte se, Hollywood-i është pjesë e propagandës, por kurrësesi pjesë e çështjeve dhe problematikave reale. Hollywood-i është një makineri skenash magjike, me porosi.
Hollywood-i është marrë pafundësisht, vetëm me Luftën e II Botërore dhe me Holokaustin, dhe i vetmi film që po fliste për “Deep State”, për shtetin e vërtetë amerikan, u stopua, mes një vrasjeje.
– Gjithçka ndodhi teksa flinim!
– Por në cilën anë jemi vallë?
– Në atë, të përzgjedhurën për ne…
Në film është parashikuar aplikimi i shenjëzimit, i mikroçipit, mbyllja e njerëzve në shtëpi, izolimi, SHUT DOWN, anullimi i udhëtimeve, pamundësia e njerëzve për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, mungesa e ushqimeve në markete, vendosja e ligjit policor-ushtarak, deri dhe ushtrimi i dhunës për të nënshtruar popullin, duke shkuar kështu, ndërgjegjshëm ose jo, drejt Revolucionit të Dytë Amerikan.
Crowley dinte një sekret që e la brenda filmit.
Ai çmendi kupolën okulte, sepse ai luajti pikërisht si ajo. Përdori lojën më të dashur të Iluminatit, kundër “Deep State”, është e njëjta lojë që e kanë luajtur me racën njerëzore për vite dhe dekada. Ata prodhojnë mes filmash parashikime për të ardhmen, që të luajnë me ne. E kanë bërë me 11 shtatorin dhe me disa katastrofa të tjera, si pandemia, por që në gjuhën e tyre quheshin programe produktive.
Të njëjtën lojë u luajti Crowley, po u prodhonte një film të ngjarjeve që ata vetë kishin programuar për të ndodhur, por të cilat kurrësesi nuk duhet të bëheshin publike, nga dikush tjetër, pa vullnetin e tyre, apo edhe pa çensurën e tyre.
A e ka ditur Crowley sekretin e madh të tyre?
Mos vallë kjo ishte edhe arsyeja e asgjësimit?
Por pjesa më e frikshme e filmit është karakteri me maskë dhe me rasë të bardhë, që shfaqet duke kaluar njerëz në giotinë.
Crowley ka qënë shumë i qëllimtë, tendencioz në këto sekuenca ku epiqendër është ky karakter. Jo vetëm kaq, Crowley ka shtuar në pamjen e tij, diçka të cilën donte ta mësonin njerëzit.
Kush është identiteti i këtij ekzekutori?
Në film, duke e parë nga afër planin, çdokush shikon se ky karakter diabolik mban në prehër, paftën masonike, me syrin, dy kolonat, kompasin, që do të thotë se hapur po na tregon kush është.
Në fund të filmit producenti do të na tregonte se kjo është organizatë që qëndron prapa Revolucionit Francez dhe atij Amerikan, prapa Revolucionit Italian të 1830-ës, prapa përpjekjeve për të përmbysur Vatikanin mes “Alta Vendita”, apo prapa Ku Klux Klan, apo prapa Luftës së I Botërore, prapa Revolucionit Bolshevik Rus, prapa Luftës së II Botërore, prapa Hiroshimës dhe shumë e shumë bëmave të tjera në mbarë botën.
Janë pikërisht këta njerëz me Axhendë Radikale për Revolucion dhe Përmbysje në të gjithë botën, sepse janë adhurues të Radikalizmit dhe Luçiferit.
Crowley dinte diçka dhe mes filmit donte të zgjonte dhe të sensibilizonte njerëzit, duke përdorur ngjarje, simbolika, fakte historike dhe titra vendosur në film, duke dashur t’i përgatisë njerëzit për atë që po përgatisnin, Revolucionin e Dytë Amerikan pra!
Për ironi të fatit, në film, producenti i referohet Revolucionit Bollshevik Rus, Leninit, si dhe vë në dukje një foto të një Lëvizjeje Anti-Masonike në Gjermani e paraluftës, që thekson se:
#PRAPA_MASONISË_QËNDRON_KOMUNIZMI
Që të kuptoni qartë se kush është Media e kapur, vlen të shikoni titullin harbut dhe të pështirë të “The New York Times” pas vrasjes së Crowley, për të kuptuar satanitetin dhe urrejtjen që kanë në deje megafonët e propagandës majtisto-globaliste. Nuk kanë respekt as për të vdekurit! As frikë! As frikë, theksoj!
Por populli amerikan duket të jetë zgjuar dhe të jetë kthjelluar për majtistët globalistë dhe Deep State, që kanë synim eskat matrikullimin e qënies njerëzore. Ndaj, besoj se do të duhet të pozicionohen RIGHT & NOW!
#BeWell #BeSafe #andEspecially_BePrepared
Disa foto ilustrative nga filmi dokumentar që nuk e lejuan të realizohej: