Britani: Arkeologët Zbuluan Mozaik të Para 2000 Viteve, të Ruajtur në Mënyrë Perfekte!

/

“Ajo që gjetëm këtë sezon i tejkaloi të gjitha pritjet tona!”

Në një gërmim që u zhvillua në fshatin Wroxeter, në Britani, arkeologët zbuluan një mozaik 2000-vjeçar.

Artifakti duket se përshkruan jetën detare, me shumë krijesa të ngjashme me peshqit portokalli dhe gri që shfaqen në mozaik.

“Mozaiku është një gjë vërtet madhështore dhe ishte kënaqësi që e pamë të zbuluar dhe pastruar”, komentoi arkeologu Dr.Peter Guest, “si të shikosh një akuarium 2000-vjeçar të ngrirë në kohë”.

Mozaiku besohet të ketë ardhur nga një rezidencë e një familjeje të pasur, ndoshta që daton në shekullin e dytë pas Krishtit.

Një njoftim për shtyp nga një prej kompanive arkeologjike të përfshira në gërmime, Vianova Archaeology, sugjeroi se mozaiku mund të ketë mbetur për shkak të rindërtimit në shekujt e mëvonshëm.

Ekipi i gërmimit, i përbërë nga 30 arkeologë, zbuloi gjithashtu një pjesë të një faltoreje ose mauzoleumi dhe një ndërtese publike.

Guest, menaxheri i projektit të gërmimit, tha se ishte një “privilegj” të ftohej dhe të merrte pjesë në gërmimin nga English Heritage.

“Ajo që kemi gjetur këtë sezon i ka tejkaluar të gjitha pritjet tona, askush nuk do të mendonte se mbetjet romake të Wroxeter janë ruajtur aq mirë”, komentoi ai.

Gjithashtu vuri në dukje se sa anëtarë të publikut erdhën për të vizituar sitin.

Dr.Roger White nga Universiteti i Birminghamit, i cili gjithashtu udhëhoqi gërmimin, tha se ishte “jashtëzakonisht emocionues” fakti që të përfshihesh në një të tillë operacion.

“Është jashtëzakonisht e rrallë të gjesh një mozaik kaq të vjetër dhe suva të murit të lidhur me të të ruajtura kaq mirë”, shtoi ai.

Dhe përfundoi duke thënë:

“Dhe asgjë si kjo nuk është gjetur ndonjëherë më parë në Wroxeter!”

Previous Story

Ura e Terrorit

Next Story

Një Orë për Hënën! Si Matet Koha Atje?

Latest from Info

Drejt Një Feje Universale

Ekumenizmi fetar, i cili manifestohet përmes takimeve ndërkristiane dhe ndërfetare, synon të gërryejë ngadalë fetë e