Robert F. Kennedy Jr do të Tërhiqet nga Gara Presidenciale – Do të Mbështesë Trump Kundër Harris!

/

Kennedy Jr do të mbajë një fjalim për të ardhmen e fushatës së tij.

Robert F. Kennedy Jr. po përgatitet të përfundojë fushatën e tij të pavarur presidenciale dhe të mbështesë ish presidentin Donald Trump, sipas dy burimeve të njohura me planet e tij, ka mësuar NBC News.

Kjo është një lëvizje që do të jetë tërësisht e favorshme për Donald Trump, pasi Kennedy tërheq votuesit nga “depozita” e tij e votuesve.

Të shumtë janë ata që besojnë se arsyeja pse Trump nuk mundi të merrte më shumë se gjashtë pikë në sondazhe sesa Joe Biden, është sepse shumë votues konservatorë zgjodhën kandidaturën e Robert Kennedy Jr.

Kjo do të ndryshojë, pasi Robert Kennedy e sheh Kamala Harris si një kërcënim të madh për SHBA-të dhe promovimin e komunizmit.

Ai do t’i shpjegojë elektoratit të tij dhe do t’u kërkojë atyre të mbështesin Trump.

Bisedimet mes dy palëve janë duke vazhduar, por çështja do të zbardhet në fund të javës.

Një nga burimet tha se fushatat Trump dhe Kennedy po punojnë drejt një paraqitjeje të përbashkët.

Nipi i presidentit të 35-të të SHBA-ve, John F. Kennedy, një kandidat i pavarur për postin e kreut të shtetit, njoftoi të mërkurën se do të mbajë një fjalim fushate për të ardhmen e fushatës së tij.

Bashkëpunëtorët e Kennedy-t njoftuan se ai do të mbajë fjalë në Phoenix, të premten. Ndërkohë, Trump është vendosur gjithashtu të presë një ngjarje të premten në mbrëmje në Glendale, në një periferi të Phoenix.

Avokatja dhe filantropistja Nicole Shanahan, e cila do të bëhej nënkryetare nëse Robert F. Kennedy Jr. fitonte zgjedhjet, tha të martën se ajo ka dy opsione tani.

Njëra është të qëndrojë në garë dhe “të rrezikojë” një presidencë të Harris-Walz, ndërsa opsioni tjetër është të tërhiqet nga gara dhe “të bashkojë forcat” me Trump.

“Ka dy opsione, ose të qëndrojmë, duke formuar këtë parti të re të tretë, por rrezikojmë të vijë presidenca e Kamala Harris dhe Tim Walsh, sepse i marrim vota Trump-it.

Opsioni tjetër që kemi është të tërhiqemi tani dhe të bashkojmë forcat me Donald Trump.”

Të martën, Trump i tha CNN se do të ishte i hapur që Kennedy t’i bashkohej administratës së tij nëse zgjidhet. I pyetur nëse do të konsideronte ta vendoste atë në qeveri nëse Kennedy e mbështeste dhe fitonte, Trump u përgjigj: “Me siguri do ta bëja!”

Previous Story

Trump: “Nëse Shoqja Harris Zgjidhet President i SHBA-ve, Atëherë Patjetër do të Kemi Një Luftë të Tretë Botërore”!

Next Story

Çfarë Thotë Apokalipsi për Ferrin?

Latest from Info