U pendua që punoi me administratën Joe Biden – Kamala Harris!
Mark Zuckerberg, themeluesi i Meta, i njohur zyrtarisht si platforma dixhitale Facebook dhe Instagram, pranoi se është penduar për punën me administratën Joe Biden – Kamala Harris!
Në një kohë kur Harris po intensifikon përpjekjet e saj të dëshpëruara për të qenë në gjendje të shkojë kundër valës së Trump në zgjedhjet e ardhshme, shfaqet Marku.
Në një nga “shpërthimet”, pohim të tijin, Zuckerberg u përqendrua në thirrjet për censurimin e informacionit në internet, në platformat që ai zotëron, gjatë epokës Covid-19.
Në një letër drejtuar ish kryetarit Jim Jordan dhe Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ai shkruan se i vjen keq që ka punuar me administratën Biden-Harris, e cila “u bëri presion në mënyrë të përsëritur” grupeve Meta “për muaj” me radhë, për të censuruar postimet lidhur me Covid, duke përfshirë satirën dhe humorin: “Mendoj se presioni i qeverisë ishte i gabuar dhe më vjen keq që nuk ishim më të sinqertë për këtë”.
Edhe njeriu më besnik dhe në shërbim total të konstilacionit leftit të SHBA-ve, nuk beson në fitoren e Kamalas së qeshur.
Po i paraprin me një qëndrim të paburrë, fitores së Trump dhe ardhjes së tij në presidencë, por nuk e shpëton asgjë, absolutisht asgjë. Do të ndëshkohet për gjithçka që ka bërë, konform ligjit, ndoshta dhe do të duhet të dëmshpërblejë përdoruesit e cënuar.