Mesazhi që Dërgon Kreu i Forcave të Armatosura të Francës Është Alarmant

/

Kreu i Forcave të Armatosura të Francës thotë: Po hyjmë me vendosmëri në një epokë të re. Duhet të përgatitemi për kohë shumë të vështira për Perëndimin. Të mos kemi iluzione se do të kthehemi në botën që jetonim më parë. Kjo që po ndodh, do të duhet ta jetojmë.

Duhet të përgatitemi për shumë vështirësi, momente të vështira në Perëndim”, në një takim që kishte me drejtues të ushtrisë franceze që kryejnë operacione brenda dhe jashtë vendit.

“Hyjmë me vendosmëri në një epokë të re, në një Perëndim që është vënë në dyshim (…) dhe në një goditje të fuqishme që po i jepet rendit të ri”, paralajmëron gjenerali franzez, Thierry Burghardt, krekët e MEDEF dhe drejtuesit e 10 grupeve më të mëdhenj franzezë shumëkombësh.

Gjenerali foli në Paris gjatë një ceremonie për të nisur bashkëpunimin e ProMilès midis këtyre grupeve dhe ushtrisë, që synon veçanërisht rikualifikimin e ushtarëve të plagosur në sektorin privat, forcimin e rezervës dhe punësimin e bashkëshortëve ushtarakë.

Në prill, ministri i Forcave të Armatosura Sébastien Lecornu tha se donte të modernizonte regjistrimin për të identifikuar “vazhdimisht” aftësitë e vullnetarëve që mund të forconin rezervën ushtarake. Presidenti i Republikës, Emmanuel Macron, dëshiron të dyfishojë numrin e rezervistëve, nga 40,000 aktualisht në mbi 200,000 ushtarë.

“Përdorimi i forcës është i pashmangshëm dhe duket se është mënyra më e fuqishme për të zbatuar vullnetin e dikujt dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet”, tha gjenerali Burkhard. “Të mos mendojmë se do të kthehemi në botën e mëparshme. Çfarë po ndodh, do të duhet ta jetojmë”.

Kompanitë në fjalë, nga sektori ushtarak (KNDS, Thalès, Dassault Aviation, Société Générale, Michelin, Schneider Electric etj.) marrin përsipër nëpërmjet këtij bashkëpunimi “të konsolidojnë ose nisin” marrëdhëniet e tyre me arsimin ushtarak të rinovueshëm, për një periudhë prej pesë vitesh.

Ndër faktorët kryesorë strategjikë të viteve të ardhshme, ai përmendi edhe luftën e informacionit, në të cilën “konkurrentët tanë po veprojnë jashtëzakonisht fuqishëm”.

Ai përmendi gjithashtu ndryshimin e klimës si një “katalizator për kaosin, në aspektin e luftës për aksesin në burime, zhvendosjen e popullsisë ose urinë”.

Thuhet qartë se po vjen një botë e re, që do të imponojë një ekuilibër të ri fuqish.

Por si do të reagojë Rusia dhe Lindja? Kjo është çështje! Përkrah kësaj, fitorja ose jo e Trump, do të jenë deçizive përsa më sipër thotë hapur dhe pa kamuflazh ushtaraku më i lartë i Republikës së Francës.

Previous Story

Rënia e Plotë e Frontit Ukrainas në Donbass

Next Story

Brazili Kusht për Elon Musk: "Brenda 24 Orëve ose Plotëson Kushtet Tona ose e Mbyllim ‘X’"!

Latest from Info