Protestë në Tel Aviv – Çfarë Kërkojnë Izraelitët?

/

Kjo është demonstrata më e madhe që nga fillimi i luftës, që ka parë Izraeli dhe Tel Avivi.

Pas vrasjes së disa pengjeve izraelite në Gaza, nga Hamas, izraelitët kërkojnë një marrëveshje armëpushimi dhe dorëheqjen e Netaniahut.

Gjithashtu janë të zemëruar që nuk po gjendet formë për të shpëtuar pengjet, si dhe pamundësinë për të shpëtuar pengjet që u vranë me plumb në kokë, sot në mëngjes, në Gaza.

“Mjaft më me justifikimet”, po i thonë izraelitët Netaniahut, të cilët kërkojnë me ngulm kthimin e pengjeve pranë familjeve. Për çështjen e pengjeve të gjithë po fajtojnë Netaniahun për marrëveshje që nuk sollën rezultat, për gabime të kryera prej kreut të qeverisë.

Nga ana tjetë Netaniahu premton për shkatërimin e Hamas dhe të gjitha grupeve të tjera terroriste dhe islamike në rajon.

Kjo ngjarje po shtyn Izraelin drejt luftës së madhe në Lindjen e Mesme.

Previous Story

Atlantiku po Ftohet Ndjeshëm & Shkencëtarët Janë të Shqetësuar!

Next Story

Mesazhi i Ëngjëllit të Dytë

Latest from Info

Drejt Një Feje Universale

Ekumenizmi fetar, i cili manifestohet përmes takimeve ndërkristiane dhe ndërfetare, synon të gërryejë ngadalë fetë e