Sapo u mbyllën qendrat e votimit në Bullgari, u publikuan sondazhet e Exit Poll, duke konfirmuar parashikimet për një fitore të sigurtë për ish presidentin e ullgarisë.
Fituesi i zgjedhjeve bullgare me 37% është kandidati rusofil dhe ish presidenti Rumen Radev, sipas Exit Poll.
Megjithatë, pavarësisht gjerësisë së fitores së tij, Radev nuk duket se po siguron qeverisje i vetëm, që do të thotë se ai do të kërkojë një qeveri koalicioni me një parti tjetër, ose Bullgaria do të detyrohet të shkojë në zgjedhje të përsëritura.


