Drejtësia ‘allá turka’ Vë në Dyshim Lejët e Ramës & Veliajt, Por Arreston Pronarin Malltezi për Vendimet e Tyre!

/

Në një shtet ku nuk ka drejtësi, mos prisni zgjedhje, votime, procese. Ose bëni kryengritje me çdo mjet dhe formë, ose merrni arratinë.

Ky palaçollëku i drejtësisë dhe i kësaj prokurorisë SPAK “me pak dhe aspak”, janë një neveritje e shtetit, pushtetit, qeverisjes, institucioneve, gjithçkaje në një vend ku regjimi mafioz është instaluar deri në njësinë më të largët administrative të Bashkisë më të vogël të Republikës.

Dikujt i kthehet prona. Dhe i kthehet konform ligjit.

Vjehrri kryeministër e ndihmon për t’i kthyer përfundimisht pronën. Edhe nëse e ka bërë, nuk shikoj asgjë të jashtëzakonshme, që kryeministri të lehtësojë ndonjë procedurë për dhëndrin e tij, ndodh rëndom kudo në botë.

Akuzohet Malltezi se e ka favorizuar vjehrri Berisha, dhe anasjelltas për analogji akuzohet edhe Berisha që favorizoi dhëndrin. Unë nuk e besoj këtë, unë besoj se Abi Malltezin nëse e kanë favorizuar, e kanë favorizuar vetë nëpunësit servilë shqiptarë. Sapo shikonin t’u trokiste në derën e zyrës dhëndri i kryeministrit nuk ishte nevoja t’u kërkohej nder, e bënin vetë.

Paralel me vjehrrin që favorizon dhëndrin, Malltezit i jep leje Rama, ish Kryetari i Bashkisë Tiranë, pasi me vendim të tij ka lejuar tjetërsimin e pronës nga qendër sportive, në zonë zhvillimi. Dhe më pas Rama i jep leje ndërtimi godinave, në po të njëjtën pronë truall.

Si i dha Rama lejë Malltezit, nëse prona ishte problematike? Por lejë ndërtimi dhe zhvillimi Malltezit duket se i ka dhënë edhe Veliaj. Si ja ka dhënë lejen Veliaj malinja, dhëndrit të të urryerit Berisha? Ja ka dhënë, sepse ka qenë konform ligjit dhe nuk ja mohonte dot dhënien e saj.

Për të kuptuar se çfarë bordello (me një davaxhi dhe shumë punonjëse) është Shqipëria, shteti pra, qeveria, drejtësia dhe institucionet shqiptare, mjafton të shikosh se çfarë ndodh me këtë pronë dhe pronarin e saj.

Pronari Malltezi, është arrestuar dhe pronat i janë konfiskuar për lejet që i kanë dhënë Berisha, Rama, Basha dhe Veliaj.

Berisha arrestohet sepse ka favorizuar dhëndrin, pinjoll ish pronarësh, me pronën e kthyer pjesërisht si pronësi e njohur me ligj, në një shtet demokratik. Ndërkohë Rama është Kryeministër, Veliaj është Kryetar i Bashkisë Tiranë, jo vetëm që nuk janë arrestuar, sepse këta kanë dhënë lejet për zhvillimin e pronës, por as nuk janë thirrur për t’u pyetur nga drejtësia, mes prokurorisë SPAK.

Edhe më trushkuluri, bën brenda vetes pyetjen: Pse?

Një ‘pse’ për çdo fjali të shkruar më sipër, që përgjigjen e merr vetëdijshëm dhe pa shumë sforco: një apo dy prokurorë po përdoren për të bërë pikërisht këtë.

Nëse nuk ke ndërmend të marrësh armët për të rrëzuar regjimin, merr arratinë, sa pa qenë vonë, pasi Europa do të kalojë në sistemin e VISA-ve sërish, në një Europë të tre shpejtësive, dhe ndoshta nuk do ta kesh të lehtë largimin.

Prona është e rëndësishme, por vlen jeta mbi të gjitha. Dhe jetën po ua rrëmben një demon në krye të vendit dhe një shpurë sharlatanësh, shërbëtorësh në mejhanë.

Previous Story

Shqipëria e Para në Axhendën Globale të Heretizmit

Next Story

Liban: Qindra Anëtarë të Hezbollah u Plagosën Rëndë nga Shpërthime mes Teknologjisë së Zgjuar - Mes Tyre Ambasadori i Iranit në Bejrut!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,