Turqit po përgatiten në mënyrë metodike për perandorinë e tyre të re osmane, por do të gjejnë një “mur” nga aleanca trepalëshe Greqi-Qipro-Izrael.
Tensionet midis Izraelit dhe Turqisë janë përshkallëzuar ndjeshëm, me palën izraelite që përgatitet hapur ta dëbojë Turqinë nga NATO.
Marrëdhënia izraelito-turke ka hyrë në një fazë konfrontimi strukturor, me Izraelin që tani po e përshtat strategjinë e tij kombëtare për ta “luftuar” Ankaranë si një kërcënim të drejtpërdrejtë.
Analistët dhe politikanët izraelitë (si Naftali Bennett) e shohin Turqinë si një “kërcënim” në zhvillim (shpesh të quajtur “Irani i ri”) që kërkon të rrethojë Izraelin, me pikat kryesore të fërkimit që janë Gaza, Siria dhe mbështetja për Hamasin.
Sipas raporteve të fundit nga komitetet e mbrojtjes (si Komiteti Nagel) dhe analizave nga media të tilla si Israel Hayom, Izraeli tani e sheh Turqinë si një nga kundërshtarët e tij kryesorë strategjikë në rajon.
Turqia tani shihet si një shtet me “ekosistemin” e vet strategjik, i cili shpesh bie ndesh me interesat izraelite.
Ka sugjerime për të riparë buxhetin e mbrojtjes për të përfshirë skenarë të konfliktit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me Ankaranë.
Izraeli po forcon boshtin me Greqinë dhe Qipron për të kufizuar ndikimin turk në Mesdheun Lindor, dhe ky bosht është “pasuruar” nga pjesëmarrja ushtarake franceze.
Ndërlidhja elektrike dhe tubacionet në Mesdheun Lindor provokojnë reagimin e Ankarasë, e cila po përpiqet të imponojë axhendën e saj (Atdheu Blu).
Përgatitjet luftarake të turqve tani janë të dukshme, së bashku me zgjerimin e industrisë së saj të mbrojtjes, ndërsa planet për Marinën dhe Forcën Ajrore, përbëjnë një tregues për të gjitha vendet e Mesdheut.
Megjithatë, Turqia mbetet një anëtare e NATO-s (që nga viti 1952) dhe në vitin 2026 pritet të presë Samitin në Ankara, një fakt që nënvizon rolin e saj strategjik, pavarësisht përçarjeve. Dëbimi i saj konsiderohet jashtëzakonisht i vështirë proçeduralisht, pasi nuk parashikohet shprehimisht në traktatin e aleancës.
Rikthimi i Donald Trump në pushtet në SHBA tashmë po destabilizon aleancën, me disa që spekulojnë se një tërheqje amerikane mund të zvogëlojë kufizimet e Nenit 5, duke lehtësuar përballjet e mundshme ushtarake.
Analistët e shohin vitin 2026 si një periudhë “tensioni të kontrolluar” me rrezikun e përfshirjes ushtarake kryesisht përmes palëve të treta (forcave të ndërmjetësuara) në Siri, në vend të një lufte të hapur.
Izraeli dëshiron që Turqia të izolohet nga strukturat perëndimore të sigurisë për shkak të rivalitetit, dhe siç e shohim, kreu i BE-së Von der Leyen po fillon të pajtohet me këtë dhe në deklaratat e saj të fundit, tregon një ndryshim në lëvizjet gjeopolitike edhe për shkak të luftës në Iran.
Askush nuk dëshiron një Turqi “osmane” nën këmbët e tij, qofshin francezë, izraelitë, e lëre më grekë, dhe kjo funksionon negativisht për planet e Ankarasë, të cilat nuk tregojnë hegjemoni rajonale, por aspirata për diçka më shumë.

