Kamala Harris: “Nëse Dikush Hyn në Shtëpinë Time do ta Qëlloj me Armë”!

/

Me siguri, që këtë nuk duhej ta kisha thënë!

Reagime të ndryshme ka shkaktuar deklarata e kandidates së Partisë Demokratike për zgjedhjet amerikane, Kamala Harris, në të cilën ka treguar edhe një herë se është pro përdorimit të armëve dhe dhunës.

E ftuar tek Oprah Winfrey, Harris deklaroi se do të mbrohej me armë, në rast se dikush do të hynte në shtëpinë e saj.

“Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do ta qëlloj”, tha ajo duke tronditur të pranishmit.

Në një moment sikleti, Harris qeshi në mënyrë karakteristike, duke shtuar të paimitueshmen fjali:
“Unë ndoshta nuk duhet ta kisha thënë këtë, por stafi im do të merret me të më vonë”.

Harris, para kësaj deklarate, i tha Winfrey-t se ajo dhe shoku i saj, Tim Walz, janë të dy pronarë armësh.

Kamala Harris, pavarësisht marrëdhënies së saj të diskutueshme me armët, e ka bërë të qartë qëllimin e saj për të zbatuar një ndalim të armëve sulmuese, të cilat ajo i ka përshkruar si “një mjet lufte”.

Megjithatë, ajo theksoi se është mbështetëse e Amendamentit të Dytë, i cili mbron të drejtën për të mbajtur armë, por megjithatë do të donte ligje më të rrepta për armët.

Një armëmbajtëse si Kamala që ulërin për heqjen e armëve. Gjithashtu një Kamala që deklaron se do e vriste me armën që ka këdo që do i hynte në shtëpi.

Kjo është kandidatja e majtë, kjo kontradiktore me veten. Në fakt nuk është kontradiktore, është thjesht dhe vetëm një mashtruese, por edhe demente politike, teksa publikisht nuk e kontrollon dot veten.

Previous Story

Çmenduri Energjitike - I.A. e Microsoft Kërkon aq Shumë Energji, Saqë Hapin Centralin e Mbyllur Bërthamor 'Three Mile Island'!

Next Story

Pse Mjekët në Itali Kërkojnë Zyrtarisht Mbrojtje nga Ushtria?

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,