Politika në Shqipëri nuk i intereson më askujt, as vetë shqiptarëve, por as vetë atyre që janë në çanakun politik, pasi në Shqipëri nuk ka politikë, nuk ka politikanë, nuk ka mendim politik, ka vetëm hajdutëri, ka disa “të zgjedhur” me votë të blerë nga Ramadani dhe kështu është krijuar Parlamenti dhe Qeveria që plaçkit një popull, një vend të tërë, në mënyrë shtazore dhe nuk ka të ngopur. Kjo ndodh në Shqipëri dhe asgjë më shumë se kaq.
Fatet e Shqipërisë i kanë të tjerë në dorë, teksa populli shqiptar ka ikur dhe teksa ata që kanë mbetur, ose janë delet, vasalët e partisë, ose mjeranë zhytur në varfëri dhe në pamundësi për t’u larguar.
A e dinë perëndimorët këtë? Sigurisht që e dinë! Dhe janë totalisht indiferentë kur shikojnë një popull pa ndërgjegje, pa gjak, pa temp, pa kërkesa, pa ambicje, pa atdhedashuri, që lejon të vidhet dhe zhvatet nga një palaço dhe shpura e dylberëve dhe ankove të hanëmit.
***
Si shpëton Shqipëria?
- Duke “vrarë” Ramën.
- Duke “vrarë” Ramën.
Si e vrasim Ramën?
a. Mos e kapni kurrë karemin që u hedh Ramadani si çështje a problematikë, ide a strategji në Media dhe rrjete sociale.
b. Mos komentoni kurrë ato që thotë në pikën ‘a’! Kurrë, asnjë koment.
c. Mos riprodhoni kurrë asgjë nga ato që thotë në pikën ‘a’! Kurrë riprodhim të të thënave të tij, kurrë!
ç. Mos shpërndani foto, apo fraza të tij, qoftë edhe me mendim kritik në rrjete sociale! Zhdukeni emrin, fytyrën e tij nga jeta dhe aktiviteti juaj në rrjete sociale, por edhe në biseda shoqërore. Mos denjoni as ta shani dhe fyeni!
d. Nëse, larg qoftë e ke bërë ‘follow’ në rrjete sociale, urgjent bëje ‘unfollow’ dhe më e mira është që ta bësh ‘block’, që të mos jesh fare në kontakt me palaçon hajdut, antishqiptar, me postimet dhe mashtrimet e tij, lagavitur me fjalë bajate.
dh. Kur dikush të flet për Rama-danin, ta ndërpresësh dhe t’i thuash: “për të nuk dua të dëgjoj që ekziston, ose ndrysho temë, ose e mbyllim takimin për një herë tjetër, pasi të kesh kuptuar që nuk duhet të ma përmendësh më”.
e. Në çdo media kur shikoni të shfaqet Rama, ose të diskutojnë për të, ndryshoni kanalin, mbylleni televizorin, ndryshoni kanalin e radios, mos i bëni asnjë klikim, asnjë portali, në temat lidhur me të, mos e ndiqni kurrë në You Tube atë dhe ata që flasin për të! Zero klikime dhe zero shikueshmëri.
ë. Në rrjete sociale çdo postim që ka në përmbajtje Ramën, raportojeni si postim të papërshtatshëm dhe në kundërshtim me Community Standards, si fjalë fyese, ofenduese, ngacmuese dhe nxitëse, denigruese dhe antikombëtare, pasi gjithçka shkruan, thotë dhe bën Ramadani është e papranueshme dhe në kundërshtim me interesat e çdo shqiptari.
MOS LEXONI ASGJË TË RAMËS në Media dhe Rrjete sociale.
INJORIM!
INJORIM!
INJORIM!
ABANDONIM total.
Kur të kuptojë që shqiptarët e injorojnë dhe e kanë abandonuar, nuk u tërheq më vëmendjen, do të bëjë vetëvrasje.
Kur të arrini në këtë pikë arsyetimi dhe veprimi, në INJORIM pra të Ramadanit, do e keni fituar lojën, politikën, vendin, të ardhmen dhe do fillojnë fëmijët t’ju kthehen në shtëpi.
Përsa kohë u morët me Ramadanin, u zhytët në terr dhe marrëzi. Nuk u ngopet? Ju mban akoma kurrizi i skllavit?
***
Kur të shkoni tek kutia e votimit, nëse nuk keni tjetër zgjidhje për zgjedhje, abstenimi le të jetë “lëvizja” fituese.
Nëse je ndër ata shqiptarë që do të shporrësh demonin nga froni, ndiq udhëzimet si më sipër dhe rezultatet do i shikosh shumë shpejt.
Kur të arrini në këtë pikë arsyetimi dhe veprimi, në INJORIM pra të Ramadanit, do e keni fituar lojën, politikën, vendin, të ardhmen dhe do fillojnë fëmijët t’ju kthehen në shtëpi.