Në Grozny, Çeçeni, Rusi.
Një video që ka ardhur në publik teksa ka regjistruar momentin kur shpërthen një pikë karburanti në Grozny të Çeçenisë në Rusi shkakton të dridhura: Një qytetar në vend që të mbrohej, filmoi vdekjen e tij…!
Zjarri, sipërfaqja e të cilit kapi rreth 900 metra katrorë, ka rënë në momentin kur karburanti po pompohej nga një cisternë.
Shpërthimi, siç shihet edhe në videodokumentin e mëposhtëm, ka qenë aq i fuqishëm sa është hedhur një cisternë, si pasojë kanë humbur jetën tre persona, mes të cilëve dy fëmijë.
Personi i katërt i vrarë ishte shoferi i cisternës që mori flakë në pikën e karburantit.
Ministria e Shëndetësisë e Çeçenisë njoftoi se 5 persona kërkuan ndihmë mjekësore.
Komiteti Hetues i Çeçenisë hapi një çështje penale për shpërthimin dhe zjarrin në pikën e karburantit.
Kadirov po monitoron personalisht hetimin.