Putin Ndez Zjarr në Kaukaz – Ja pse!

/

Osetia e Jugut, një Rajon që u veçua nga Gjeorgjia dhe u vetëshpall shtet i pavarur, ka hyrë në bisedime me drejtues të Moskës për bashkimin e mundshëm me Rusinë, deklaroi sot kryetari i parlamentit rajonal, sipas agjensisë telegrafike të lajmeve RIA.

Rusia njohu atëherë pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe një rajoni tjetër, Abhazisë, si shtete të pavarur, në vitin 2008, teksa më parë gjatë të njëjtit vit, forca ushtarake ruse kundërshtuan përpjekjen e Gjeorgjisë për të rimarrë Osetinë e Jugut, përpjekje që rezultoi me një luftë 5-ditore dhe tërheqjen e Gjeorgjisë.

Venezuela, Nikaragua, Nauru dhe Siria njohin gjithashtu pavarësinë e tyre. Ndërkohë Perëndimi ka akuzuar Rusinë se dëshiron në thelb të shtojë brenda territorit të saj Abhazinë dhe Osetinë e Jugut, që janë thuajse 1/5 e territorit të Gjeorgjisë.

“Po i diskutojmë këto çështje në koordinim të afërt me Rusinë, duke marrë parasysh marrëdhëniet dypalëshe dhe konventat”, deklaroi Alan Alborof, sipas RIA, duke iu përgjigjur pyetjes për një referendum të mundshëm për çështjen.

“Kur të konkludojmë në këtë ide së bashku me Federatën e Rusisë (për integrim në Federatën Ruse), do ta bëjmë”, ka deklaruar Alborof.

Previous Story

Erdogan u Fal të Shtunë në Kishën e Shën Sofisë të Shndërruar në Xhami

Next Story

Çfarë Thirrje i Bën Elon Musk, Zelenskit?

Latest from Info