Ambasadori finlandez u thirr në Ministrinë e Jashtme ruse.
Vendimi i BE-së për të konfiskuar asetet ruse dhe për t’ia dhënë paratë Ukrainës ka çuar “në ekstrem” situatën me Finlandën.
Ambasadori finlandez u thirr në Ministrinë e Jashtme ruse për shkak të sekuestrimit të pasurive të paluajtshme ruse.
Konkretisht, u njoftua konfiskimi i 45 pronave në pronësi ruse, përfshirë ndërtesat e ambasadës ruse.
Vlera totale e pronave ruse të konfiskuara është 36 milionë euro.
“Pala ruse kërkoi që pala finlandeze të shqyrtojë sa më shpejt këtë vendim të paligjshëm, i cili shkel në mënyrë flagrante dispozitat e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961.“
Ministria e Jashtme ruse theksoi gjithashtu se nëse Helsinki refuzon të rishikojë arrestimin, pala ruse do të zbatojë masat përkatëse.
Duhet të theksohet se pas Luftës së Dytë Botërore dhe aleancës së finlandezëve me Gjermaninë naziste, sovjetikët e trajtuan me shumë “dashamirësi” Helsinkin, pavarësisht se ata kishin pushtuar territorin rus dhe nuk ishin përfshirë në Paktin e Varshavës.
Ata u lejuan të ekzistonin si një shtet neutral, teksa kishin premtuar se nuk do t’i bashkoheshin kampit perëndimor.
Është hera e dytë në histori, pra që Finlanda, duke u anëtarësuar në NATO, ka “shkelur” një traktat me Rusinë dhe tani kërkon të vendosë… edhe sanksione!