Këtë e bëri të ditur shefi i stafit të tij të komunikimit.
Trump fitoi zgjedhjet amerikane me një diferencë të madhe dhe duket se do të zbatojë plotësisht angazhimet e tij me çështjën e emigracionit të paligjshëm, që është në krye të listës, siç konfirmoi sot shefi i shtabit të komunikimit të presidentit republikan.
Caroline Leavitt njoftoi sot se Trump do të kryejë deportime masive të emigrantëve të paligjshëm sapo të marrë detyrën.
Dhe pak më vonë vetë Trump e trajtoi këtë çështje, duke i thënë NBC News se një nga prioritetet e tij të para, pas marrjes së detyrës në janar, do të jetë ta bëjë kufirin amerikan “të fortë”.
Në fakt, kur u pyet në lidhje me premtimin e tij të fushatës për dëbime masive të emigrantëve të paligjshëm, Trump tha se administrata e tij nuk do të kishte “zgjidhje tjetër” veçse të zbatonte dëbimin.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se e sheh fitoren e tij gjithëpërfshirëse ndaj zëvendës-Presidentes Kamala Harris, si një mandat të logjikës së përbashkët në vend.
“Natyrisht duhet ta bëjmë kufirin të fortë dhe duhet. Në të njëjtën kohë, duam që njerëzit të vijnë në vendin tonë”, tha ai.
“Dhe ju e dini, unë nuk jam nga ata që thonë “jo, nuk mund të vish”. Ne duam të vijnë njerëz”.
Si kandidat, Trumpi ishte zotuar vazhdimisht se do të kryente “operacionin më të madh të dëbimit në historinë amerikane”.
I pyetur për koston e planit të tij, ai tha: “Nuk bëhet fjalë për çmim. Nuk është çështje çmimi, nuk kemi zgjidhje tjetër. Kur njerëzit kanë vrarë dhe prerë, kur bosët e drogës kanë shkatërruar vendin dhe tani do kthehen në vendet e tyre, sepse nuk do të qëndrojnë më këtu, kjo nuk ka çmim”.
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ka premtuar të ndërtojë kampe masive paraburgimi, të zbatojë dëbime masive në një shkallë të paprecedent, të punësojë mijëra roje të tjera kufitare, të kalojë shpenzimet ushtarake në sigurinë kufitare dhe të thërrasë Aktin e armiqve të huaj të vitit 1798, për të dëbuar të dyshuarit anëtarë të karteleve të drogës dhe bandat kriminale, pa gjyq.
Gjithashtu, Donald Trump ka thënë se do t’i japë fund historisë “kap dhe liro”.
Vëmë re se gjatë administrimit të Biden kalonin 2,500 persona në ditë, vetëm azilkërkues, ndërkohë që në të njëjtën kohë askush nuk dinte se sa emigrantë të paligjshëm kishin hyrë në Amerikë.
Përveç kësaj, Biden kishte legalizuar mbi 500,000 emigrantë të paligjshëm në qershor përpara zgjedhjeve. Shifrat e emigrantëve të paligjshëm në Amerikë janë të frikshme.