Solipsizmi Satanik: Teoria më e Çuditshme Filozofike

Duket të jetë filozofia e “Elitave Financiare” dhe e klikës së “Qeverisjes Globale”.

Ka dhjetra teori filozofike që përpiqen t’i japin shpjegim botës dhe jetës. Disa prej tyre janë janë sa të skajshme, po aq edhe të çuditshme. Disa kërkojnë “titullin” e filozofisë më të çuditshme, por ndoshta tek “peri” i finishit këtë titull e fiton Solipsizmi (mëkati i 9-të Satanik).

Fjala e gjen rrënjën e saj tek termi latin “solus ipse”, që do të thotë “ai vetë i vetëm”. Edhe kjo shpjegon shumë nga teoria e mendimit specifik filozofik. Sipas Solipsizmit, “Ego”-ja personale apo vetjake është realiteti i vërtetë. Mundet që personi të mos dijë asgjë, por ja që nuk ekziston asgjë tjetër në botë veç atij. Akoma edhe njerëzit e tjerë nuk ekzistojnë, ata janë thjesht diçka që prodhon koshienca e personit.

Me fjalë më të thjeshta, teoria thotë sesi një person ekziston dhe se vetja e tij është e vetmja gjë ekzisteciale në rruzull. Hyjnizon pra “Ego”-n dhe mohon thuajse gjithçka tjetër.

Sipas René Descartes, që ka thënë frazën e njohur “mendoj, për pasojë ekzistoj”, Solipsizmi është hapi i parë i çdo metode filozofike, “i nevojshëm për kërkime të mëtejshme, për të na drejtuar nga dyshimi tek argumenti dhe drejt projeksionit më thelbësor të temave në diskutim”.

Por Solizmi, pas një periudhe kohore dhe i nxitur nga vatra idesh, nuk mbeti më thjesht hapi i parë, u shndërrua në teori filozofike vetiu. Është trajta më ekstreme e “idealizmit epistemologjik” dhe gjendet mjaft pranë teorisë së “idealizmit subjektiv”. Dhe themi se është trajta më ekstreme, sepse e vetmja gjë që pranon është “Ego”-ja dhe vullneti i saj. Ekziston vetëm kjo “Ego”-ja. Të gjitha të tjerat, njerëzit dhe gjërat përreth, janë thjesht ide të “Ego”-s tënde.

Thoni të jetë kështu? Apo thjesht bëhet fjalë për teorinë më të çuditshme, më egocentrike dhe më satanike në botë?

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Sandorini Ngjan me Ishull "Fantazmë"!

Next Story

Paga Astronomike e Një Eurodeputeti. Punoni & Djersituni "Proletarë" Majtistë për Unionin Globalist!

Latest from Opinione

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,